TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Korrik 2023, 15:25

Faktet janë sheshit Sali, favoret ndaj Damir Fazlliç dhe bëmat e Argitës nuk i mohon dot!

Shkruar nga Pamfleti
Faktet janë sheshit Sali, favoret ndaj Damir Fazlliç dhe bëmat
Berisha, Argita dhe Fazlliç

Një ndër akuzat kryesore të britanikëve, është se Berisha ka mbrojtur Damir Fazlliç përballë drejtësisë. Po ashtu ata i kanë kujtuar aferat në Proto Romano. Berisha i mohoi, por në fakt faktet flasin ndryshe...

Sali Berisha ju rikthye sot dosjes së “non gratës” britanike, duke tentuar të justifikojë “malin” me akuza që ka ngritur Londra. Për ta ai është i lidhur me krimin e korrupsionin dhe përbën kërcënim për vendin.

Berisha sot kishte marrë dosjen dhe doli para gazetarëve duke mohur gjithçka dhe duke ja faturuar kriminelët dhe të korruptuarit Lulzim Bashës.

Një ndër akuzat kryesore të britanikëve, është se Berisha ka mbrojtur serbo-boshnjakun Damir Fazlliç përballë drejtësisë. Po ashtu ata i kanë kujtuar aferat në Porto Romano. Berisha i mohoi, por në fakt faktet flasin ndryshe.

Sali Berisha në tetë vitet e qeverisjes së tij, katër vite me aleatët e djathtë dhe katër vite me Ilir Metën, ka dhënë gjithçka me koncesion, duke filluar nga Porto Romano e deri te ‘Pullat Fiskale’. Dhe gjatë tërë kësaj periudhe ka qënë vetëm një partner i besueshëm me të cilin ka bashkëpunuar ngushtë, miku i tij serbo-boshnjak Damir Fazlliç. Kuptohet bashkë me të kanë qënë ndërmjetës dhe përfitues direkt dhe fëmijët e ish kryeministrit. Biznesmeni dhe Berisha përfituan 1,75 milionë euro nga shitblerja e tokave në zonën e Porto Romanos, pasi kishin informacion paraprak se zona do shndërrohej në park energjetik.

Më pas një investigim i BIRN zbuloi se vajza e Sali Berishës dhe kolegia e saj avokate, Flutura Kola, mund të kenë fituar më shumë se një milionë euro nga shitja e një toke të pavlerë bujqësore në zonën e Porto Romanos në Shqipëri për klientin e tyre Fazlliç.

Shpejt pas transaksioneve, kryeministri Berisha e përfshiu pronën e Fazlliç në Porto Romano në një park energjetik, duke i hapur rrugë rafinerive dhe termocentraleve, si dhe duke e rritur çmimin e tokës tetë herë gjatë viteve pasuese.

Eksperte kontabël ishte Shpresa Breçani, mbesë e ish-kryeministrit Sali Berisha. Për ndihmë juridike, përkrah tij ishte zyra ligjore e Argita Malltezit dhe Flutura Kolës. Bashkëshortët e dy juristeve, përkatësisht Jamarbër Malltezi dhe Florenc Kola ndërmjetësuan për blerjen e tokës në Porto Romano.

Jamarbër Malltezi blen nga pjesëtarë të familjes Matmuja në Porto Romano parcelën me numër 18/24, me sipërfaqe 6512 metër katrorë.

Vlera e shitjes është rreth 7.8 milionë lekë të reja, kontratë ku e njëjta pronë, i shitet kompanisë së Fazlliçit nga Malltezi. Vlera e shitjes plot 117 mijë euro apo rreth 15 milionë lekë, pra, dyfish. Në këtë formë është vepruar edhe me parcelat e tjera nga Malltezi dhe Kola. Për 14 hektarë ata kanë fituar në total nga kjo manovër mbi 1.1 milionë euro.

Fill pasi u mbyllën transaksionet, Berisha përfshin brenda parkut energjetik të Porto Romanos edhe tokat e Damir Fazlliç. Vlera e tokës u 8-fishua. Për 14 hektarë tokë, janë paguar afro 2.5 milionë euro nga biznesmeni boshnjak. Fazlliç e kuptonte se gjysmën e parave i morën Malltezi dhe Kola, por sërish ishte I kënaqur me pazarin. Ai e dinte me saktësi që Berisha do e favorizonte. Këtë, e ka zbuluar Flutura Kola para prokurorit.

Një tjetër rast në dosjen e britanikëve është bashkëpunimi vajzës së Berishës me biznesmenin pakistanez Zafar Ansar.  “Rasti tjetër është për një investitor pakistanez, bazuar në një artikull tjetër të BIRN dhe të mafies së Sorosit. Është e vërtetë që ky biznesmen ka qenë klient i studios së vajzës sime, por ajo ia ka bërë të qartë se do i ofronte konsultim për çdo procedurë private, pa asnjë lidhje me qeverinë. Ai i konfirmon se nuk i intereson partneriteti me qeverinë”, tha Berisha sot.

Por si qëndron e vërteta? Vetë biznesmeni e ka deklaruar në media se Argita i kishte kërkuar atij para. “Argita më ofroi shërbimet e saj dhe unë rashë dakord të bashkëpunoja me të. Ajo më dërgoi marrëveshjen për të siguruar pagesat e saja për shërbimet ligjore, përveç të cilave kërkonte edhe 3% si tarifë suksesi. Unë nuk e nënshkrova këtë marrëveshje, pasi e konsiderova si ryshfet”, ka deklaruar ai.

Bëhet fjalë për një investim që ai kërkonte ta zhvillonte në Shqipëri në fushën e energjetikës me vlerë 100 milionë euro. Pra me pak fjalë, 3 mln euro do shkonin për vajzën e kryeministrit të asaj kohe.

Pra duket se britanikët janë informuar mirë mbi skandalet e Berishës dhe dosja është kopsitur, ndonëse ish-kryeministri pretendon se i kanë rënë në qafë kot. /Pamfleti

 

berisha argita

Lini një Përgjigje