TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Korrik 2023, 13:42

Britania e ka shpallur non grata, Berisha prezanton "faktet" kundër Home Office : Më akuzojnë s’e kam mbrojtur Fazlliç!

Shkruar nga Pamfleti
Britania e ka shpallur non grata, Berisha prezanton "faktet"
Ish kryeministri Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një raport sipas tij të cilin ia ka sjellë Home Office në lidhje me shpalljen e tij non grata nga Britania e Madhe.

Një nga arsyet sipas Berishës ishte edhe lidhja e tij me Damir Fazlliç, që sipas Home Office, ai e ka mbrojtur kur kanë dalë fakte për inkriminimin e tij. Sipas Berishës s’ka asnjë provë kundër Fazlliç në Shqipëri se ka shkelur ligjin.

‘Rasti i dytë, Damir Fazlliç. Sipas Home Office, e kam mbrojtur kur kanë dalë fakte për inkriminimin e tij. Burimet janë BIRN, Balkan Insight, Reporter.al të superspekulantit Soros. Fazlliç nuk ka qenë kurrë i inkriminuar në Shqipëri, SHBA apo ndonjë vend tjetër. Ndaj tij në Shqipëri nuk kanë dalë kurrë prova të veprimtarisë inkriminuese gjatë kohës që kam qenë kryeministër apo më vonë. Pas një hetimi të nisur nga Ina Rama, u gjet se Fazlliç nuk kishte shkelur asnjë ligj. Në një moment, kur po shkonte në aeroport, prokuroria kërkon arrestimin e tij pa lëshuar një urdhër-arrest. Asnjë shtetas nuk mund të arrestohet pa urdhër. Kur prokuroria i kërkoi paraqitjen, ai erdhi dhe prokuroria konkludoi se ai nuk kishte shkelur asnjë ligj.’- tha Berisha.

 

sali berisha

Lini një Përgjigje