TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Korrik 2023, 12:24

1-vjetori i shpalljes "non grata" nga Britania, Berisha padit ambasadorin King-Smith: 3 burime kanë shpifur për mua

Shkruar nga Pamfleti
1-vjetori i shpalljes "non grata" nga Britania, Berisha padit
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme në prag të 1 vjetorit të shpalljes “non grata” nga Britania e Madhe, ka dalë në një konferencë të posaçme "për të thënë të vërtetën", pse u shpall i pa dëshiruar nga Londra zyrtare.

Berisha thotë se shpallja e tij non grata nga Britania e Madhe është bërë në bazë të shpifjeve nga ambasadori i Britanisë në vendin tonë, Alastair King-Smith.

‘Jam këtu sot pothuajse një vit pasi Home Office më shpalli mua non grata me akuza false për lidhje me krimin e organizuar që cenonin sigurinë e Mbretërisë së Bashkuar. Pas këtij vendimi të cilin e komunikoi në parlament Edi Rama, unë deklarova se në letrën e Home Officce bazohet në shpifje dhe trillime që kanë në bazë  Vendosa ta padisë nbë gjykatë për shpifje King Smith dhe titulluarin Home Office.

Vendimi bazohet në shpifje dhe trillime. Mirëpo sipas ligjeve britanike duhej se para se të shkoj në gjykatë të çoj padinë time për shpifje duhet të paraqisja një ankesë në këshillin administrativ. Kam paraqitur në këtë raport të gjitha këto dokumente, të procesit të transparencës mbi shpalljen non grata.’, tha Berisha.

Në 22 korrik të një viti më parë ishte vetë Berisha që me anë të një deklarate në selinë blu zbuloi se ishte shpallur “non grata” nga Britania e Madhe.

Berisha më tej tha se 3 provat për të cilat janë bazuar nga Home Office për shpalljen e tij ‘non grata’ janë të sponsorizuar tërthortazi nga George Soros.

‘Cilat janë dokumentet e famshme ku është bazuar vendimi për shpalljen time non grata, tregojnë tre burime, burimi i parë Fondacioni shoqëria e Hapur George Soros. Burimi i dytë mediat Ballkan Insight dhe Reporter.al dhe sponsori i këtyre mediave është George Soros. Burimi i tretë akuzat e kundërshtareve të mi politik  Edi Rama, Lulzim Basha, Erion Veliaj.’- u shpreh Berisha.

 

 

1-vjetori i shpalljes \\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\ berisha padit ambasadorin king-smith

Lini një Përgjigje