TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Korrik 2023, 12:19

Agjentët e BKH “trokasin” në bashkitë Vlorë e Sarandë, anulohet hetimi në Bashkinë e Himarës

Shkruar nga Pamfleti
Agjentët e BKH “trokasin” në bashkitë Vlorë e
Himara

Edhe bashkia resortit të Olta Xhaçkës, të resorteve, pallateve, hoteleve e vilave të oligarkëve, trafikantëve, politikanëve, shefava të drejtësisë e policisë, ishte në plan-hetimi deri ditën e mërkurë, por u anulua dhe nuk dihet nëse SPAK do merret me batëdinë që kanë bërë Babloku, ministrat e Jorgo Goro në atë zonë bregdetare...

Bashkitë Vlorë e Sarandë, janë bërë objekt i veprimit të SPAK, i cili pas shumë denoncimeve, kallëzimeve e raporteve të KLSH, ka vendosur të dërgojë atje për hetim, grupe agjentësh të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Sipas informacionit që disponon “Pamfleti”, hetimi do ketë si objekt, vetëm procedurat e lejeve të ndërtimit që kanë dhënë direkt bashkitë Vlorë e Sarandë, si dhe procedurat për lejet e ndërtimit dhe investimet strategjike, që ua ka deleguar për zbatim Këshilli Kombëtar i Territorit.

Për çdo leje ndërtimi objekti, toka e troje pronësi të bashkive Vlorë e Sarandë, që u janë dhënë investitorëve e individëve, do verifikohet zbatimi kompetencave të ligjit të pushtetit lokal, ligjit të zhvillimit të territorit, ligjit urbanistik e ligjit të administrimit të pronave.

Sepse sipas ligjit për pushtetin lokal, edhe çdo leje ndërtimore e dhënë nga Këshilli Kombëtar i Territorit e Komiteti i Investimeve Strategjike, nuk mund të zbatohet pa miratimin e bashkisë ku ndodhet territori i investimit.

Lidhur me këtë hetim, janë vënë në dijeni kryetarët e rinj të bashkive Vlorë e Sarandë, Ermal Dredha e Oltion Çaçi, për të krijuar lehtësi dhe kushte kontrolli të dosjeve që do kërkohen dhe për çdo informacion të nevojshëm për.

Agjentët e BKH, kanë listë dosjesh me leje vilash e pallatesh të dhëna nga ish-krye bashkiakët që ishin deri më 14 maj, por dhe dosje investimesh që këtyre 2 bashkive u ka deleguar për miratim Këshilli Kombëtar i Territorit e Komiteti Investimeve Strategjike.

Ky operacion hetimi në Bashkinë e Vlorës, ka nisur 9 muaj pas marrjes në pyetje të ish-kryetarit Dritan Leli, lidhur me disa kallëzime penale e një raport të KLSH, për abuzime me lejet ndërtimit në qytet, në vijën bregdetare, në zona historike e arkeologjike dhe për dhurime e dhënie në formë koncensionare të shumë trojeve e tokave të bashkisë.

Dhe në Bashkinë e Sarandës, objekt i SPAK do jenë aferat e grabitjes së trojeve, tokave, të plazheve të deklaruar si gjoja kullota dhe për lejet e paligjshme të ndërtimit, që kanë dhënë ish-kryetari Ardian Guma e Drejtori i Urbanistikë-Territorit të Sarandës, i arrestuari Pandi Zhonga.

Ka zëra, që thonë se në Bashkinë e Vlorës, SPAK është vërsulur nga kryeministri Edi Rama, si hakmarrje ndaj krye bashkiakut Dritan Leli, i cili e poshtëroi duke mos i zbatuar urdhrin për të dorëzuar mandatin e të kandidonte për deputet.

Ashtu siç thonë, se deri ditën e mërkurë, në planin e hetimit të SPAK, ishte dhe Bashkia e Himarës, ose siç quhet ndryshe tani, bashkia e resortit të Xhaçkës, resorteve, pallateve, hoteleve e vilave të trafikantëve, oligarkëve, ministrave, deputetëve, shefave të drejtësisë e policisë.

Por hetimi në bashkinë e Himarës, thuhet se u anulua me ndërhyrje të Bablokut e oligarkëve e qarqeve mafioze, që janë urdhërues e përfitues të paligjshëm në territorin e kësaj bashkie, por nuk dihet, nëse pas zullumeve në bashkitë Vlorë e Sarandë, SPAK do merret edhe me batërdinë që kanë bërë Babloku, ministrat dhe Jorgo Goro në zonë bregdetare të Himarës./Pamfleti

bkh hetimi bashkia vlorë bashkia sarandë bashkia himarë

Lini një Përgjigje