TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Korrik 2023, 12:47

Non grata nga Britania e Madhe, justifikohet Berisha: Deklaratat e Bashës u morën si prova kundër meje

Shkruar nga Pamfleti

Non grata nga Britania e Madhe, justifikohet Berisha: Deklaratat e Bashës u

Ish-kryeministri Sali Berisha në prag të 1 vjetorit të shpalljes “non grata” nga Britania e Madhe, ka dalë në një konferencë të posaçme "për të thënë të vërtetën", pse u shpall i pa dëshiruar nga Londra zyrtare.

Ai tha se edhe sulmet e Lulzim Bashës kundër tij janë marrë si prova nga Home Office, për ta shpallur ‘non grata’.

“E treta, lidhja ime me bandat e Elbasanit. Burimi, Lulzim Basha. Edhe në këtë rast, ambasadori King-Smith ka përcjellë një shpifje të ish-kryetarit të PD. Ai në nëntor 2022 deklaroi se Berisha po mbledh firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar me ndihmën e Suel Çelës. Unë iu përgjigja, por korrupsioni të bën të vuash nga humbja e memories.

Berisha ka denoncuar bandat e Elbasanit dhe të çdo qyteti me emra dhe lidhjet e tyre zyrtare, miq të ambasadorit, më shumë se të gjithë politikanët shqiptarë së bashku.

Ambasadori britanik mjafton të kishte hapur dosjet e qeverisë së tij dhe do të kuptonte se çfarë marrëzie ka shkruar. Do të duhej të lexonte dosjen e bashkëpunimit të ngushtë mes agjencive ligjzbatuese të dy vendeve gjatë qeverisjes së PD, një bashkëpunim i vlerësuar lart”, u shpreh Berisha.

berisha basha non grata

Lini një Përgjigje