TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Korrik 2023, 16:13

Përfundon takimi i Ramës me liderët e rajonit, mister arritjet e drekës informale

Shkruar nga Pamfleti
Përfundon takimi i Ramës me liderët e rajonit, mister arritjet e
Rama me liderët e rajonit

Ka përfunduar takimi informal i kryeministrit Edi Rama me liderët e rajonit.

Në kuadër të Samitit të Berlinit, në Tiranë erdhën sot kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç, kryeministri i RMV Dimitar Kovaçevski, kryeministrja e Bosnjës dhe ajo e Serbisë Ana Bërnabiç. Ndërkohë mungoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Po ashtu mori pjesë edhe komisioneri i BE për Zgjerimin Oliver Varhelyi.

Ky takim ishte paralajmëruar nga Edi Rama në turin Ballkanik të zhvilluar pak ditë më parë. Dreka informale u mbajt te vila qeveritare në Tiranë, ndërkohë që pak më parë liderët u larguan. Mbeten mister rezultatet e këtij takimi. Një reagim pati dhe nga vetë kryministir, por pa dhënë detaje.  

Sot pas takimit informal mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor, me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi, Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazović, Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski, dhe Kryeministren e Republikës së Serbisë, Ana Brnabić”, shkruan Rama.

Përfundon takimi i Ramës me liderët e rajonit, mister arritjet e

rama rajoni dreke

Lini një Përgjigje