TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Korrik 2023, 16:10

Kruja e Rrajave dhe Artur Bushit plot me drogë; 53 operacione me 400 policë e nuk mbaron

Shkruar nga Pamfleti
Kruja e Rrajave dhe Artur Bushit plot me drogë; 53 operacione me 400
Kruja

Policia nuk ka arrestuar asnjë person, duke u justifikuar se nuk njeh kultivuesit, megjithëse dihet të kujt janë tokat e kujt ia ka dhënë bashkia me qira; madje nuk janë arrestuar as policët e zonave, kryepleqtë, policët bashkiakë, drejtuesit e njësive administrative, të pyjores dhe Kryetari i Bashkisë së Krujës që nuk kanë raportuar për parcelat me drogë...

Fakti që policia në bashkëpunim me DEA e partnerët italianë, deri tani ka kryer 29 aksione asgjësimi droge dhe ka planifikuar një operacion me 53 faza dhe 500 forca për muajt qershor-gusht vetëm në territorin e Bashkisë Krujë, tregon se kjo zonë është tej mbushur me drogë.

Pak ditë më parë, “Pamfleti” publikoi dokumente e kontrata zyrtare, që vërtetojnë se Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, person i arrestuar 3 herë në Itali për trafik droge, i ka dhënë familjes “Rraja” 5 hektarë me qira për 10 vite në parkun pyjor të Krastës dhe afro 50 hektarë pa dokumente, për të mbjellje pishe e mbarështim kafshësh të egra.

Por familja “Rraja” ka mbjellë drogë në 32 parcela të zbuluara deri tani, ndërsa policia u ka asgjësuar vetëm 9 parcela, duke ia lënë të tjerat sa të vilen, ndërkohë që partnerët e DEA e ata italianë, i kanë orientuar drejt parcelave të shkëputura në rrethinat e Krujës e Fushë-Krujës.

Po kështu, krye bashkiaku Artur Bushi, i ka dhënë 33 parcela të tjera në pyllin e Krastës me sipërfaqe totale 274 hektarë, firmës “Alb Kalustyan” të Ernik Hysenaj nga Tropoja dhe një egjiptiani me shtetësi amerikane, për gjoja mbjellje frutash e bimësh të egra.

Kjo firmë, në muajin dhjetor 2022 e ka përfunduar kontratën 1-vjeçare me Bashkinë e Krujës, por egjiptiani e tropojani nuk ia kanë dorëzuar pyllin Bashkisë, ndërsa krye bashkiaku nuk po ua merr, megjithëse e di që ata e kanë dhënë pjesë-pjesë te kultivues droge.

Bashkia e Krujës ka dhënë edhe 46 parcela të tjera nga 3-7 hektarë, si dhe lejon zaptues “të fortë” e trafikantë të lidhur me qeveritarët dhe oligarkët që kanë guroret pranë, të cilët, sipas raporteve të policisë kultivojnë drogë, por shefat kanë frikë të veprojnë dhe heshtin e marrin pjesën.

Heshtja e policisë dhe e bashkisë, ka lejuar dhe kthyer krejt parkun e Krastës së Krujës dhe zonat Bruz-Zall e Bruz-Mal deri në kufi me Burrelin, në ferma kultivimi droge masive, që kanë filluar të asgjësohen pas ultimatumit të zyrave DEA e Anti-drogës italiane në Tiranë.

Policia ka kryer 29 operacione nga 53 të planifikuar, por në asnjë operacion nuk ka arrestuar asnjë person, megjithëse dihet të kujt janë tokat e kujt ia ka dhënë bashkia me qira; madje nuk janë arrestuar inspektorët e policisë të zonave, kryepleqtë, drejtuesit e njësive administrative, të pyjores e Kryetari i Bashkisë së Krujës që nuk kanë raportuar për parcelat me drogë

Siç e thamë, policia ka kryer 29 operacione, por nuk ka arrestuar asnjë person, duke mashtruar sikur nuk i njeh, megjithëse dihet të kujt janë tokat e kujt ia ka dhënë me qira Bashkia.

Madje nuk ka marrë në hetim as inspektorët e policisë të zonave, kryepleqtë, policët bashkiakë, drejtuesit e njësive administrative, të pyjores dhe kryetarin e Bashkisë së Krujës, të cilët nuk kanë raportuar për parcelat me drogë.

A do ta asgjësojë policia drogën e Rrajave e të tjerëve në malet e Krujës, para se ata ta vjelin e të çojnë në treg, për të kompensuar milionat e hedhura për votat e PS?

Apo tani nuk do guxojnë ta bëjnë, ngaqë Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, e nisi detyrën duke u thënë drejtuesve të policisë, se ish-deputetin Rrahman Rraja e ka mik personal./Pamfleti

kruja rrajat artur bushi drogë

Lini një Përgjigje