
Demokrati Edvin Kulluri tha se dosja e SPAK për Berishën nuk ka lidhje me një akt akuzë politike. Ai u shpreh se për herë të parë po goditet korrupsionin në nivelin e lartë shtetëror.
“SPAK, ka qenë iniciativë ndërkombëtare. Palët i ulën ndërkombëtarët. E mbani mend përqafimin e Vlahutin dhe Lu-së. Kur u votua reforma. Ka qenë një reformë e mbështetur me plot defekte. Nuk flas për SPAK dhe BKH, por për gjykatat e shkallës së parë dhe të dytë. Sistemi ka probleme. Por lidhje me SPAK dhe GJKKO them që sistemi i drejtësisë nuk e ka gjykuar nivelin e lartë të politikës në Shqipërisë. Tashmë u kuptua që partitë politike nuk kanë vullnetin të luftojnë korrupsionin. Sepse gjithë qeveritë kanë toleruar njëri tjetrin. Rama nuk ka çuar një dosje realisht as të qeverisë së tij në SPAK. Nuk ka çuar një dosje”, tha Kulluri për “Report Tv”.
Sipas tij, asnjëherë qeveritë shqiptare gjatë tranzicionit nuk kanë pasur vullnetin për të luftuar korrupsionin.
“Nuk ka pasur vullnet politik për ta luftuar korrupsionin. Nëse e quajnë luftë politike luftën ndaj korrupsionit në nivele të larta. Nuk shoh një SPAK që lufton një palë dhe lë një tjetër”, u shpreh ai.
Kulluri tha se duhet hetuar kryeministri Rama pasi edhe ai ka vjedhur, ku sipas tij ky është një autogol.
“Premisa e Berishës që merrni në hetim dhe Ramën, nuk do të thotë që nuk jam i pafajshëm por jemi të dy. Është një autogol. Ndodh që kjo që ka bërë SPAK është një precedent i ri në Shqipëri. Hetim shumë kompleks. Këtu kemi hetim pasuror. Kemi hetim administrativ. Nuk ka qenë i lehtë. Një njeri i vetëm vendos deputetët, qeverinë e tij. Në momentin që Edi Rama dhe Berisha vendosin deputetë dhe qeverinë e tij, çfarë kuptimi ka vendim kolegjial. Sot kemi treçerekun e ministra nuk i njeh njeri. Prandaj kemi ngritur shqetësimin e hapjes së listave, që të mos ndodhi korrupsioni”, përfundoi demokrati.
Lini një Përgjigje