Qeveria mbushet me kushërirat e Edi Ramës dhe “socialistet e reja” që mahniten nga kryeministri...
Kryeministri Edi Rama e ka kthyer qeverinë në çerdhe punësimi për kushërinjtë, miqtë, të afërmit dhe sidomos për ata që dinë t’i “krehin sa më shumë bishtin”.
Dje në mbledhje qeverie pati disa lëvizje në nivel zv/ministrash, ku padyshim vëmendjen e mori emërimi i Ilva Gjuzit si zv/ministre e Turizmit. Pasi doli nga hiçi, ajo u bë e famshme nga deklarata që tha se Rama është 10 hapa para të tjerëve dhe kjo si duket e ka elektrizuar Bablokun, i cili një ditë më pas ka urdhëruar menjëherë që ajo të bëhet pjesë e kabinetit. (Nuk është çudi ta shohim dhe ministre në muajt në vijim).
Por një emër që kaloi pa shumë vëmendje ishte emërimi i Silda Çepes (Anagnosti) zëvendës ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme. Zonja në fjalë është kushërirë e afërt e vetë kryeministrit Rama nga e ëma. Ajo ka qenë këshilltare në bashki dhe shefe e kabinetit të ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Silda Çepe është mbesa e ish-ministrit të Sali Berishës, Dhimitër Anagnosti dhe gruaja e ish drejtorit të policisë së Durrësit dhe Elbasanit, Alfred Çepe.
Emërimi i saj është një tjetër tregues se në qeveri dhe institucione gëlon nepotizmi. Përveç ministrave dhe drejtorëve që emërojnë tarafin e vet, duket se dhe kryeministri kujdeset që të shpërblejë fisin.
E themi këtë pasi Çepe është kushërira e dytë e Ramës që futet në qeveri.
Pak kohë më parë u fut në kabinet Vasilika Vjero, edhe kjo kushërirë e Bablokut. Më herët ajo ka qenë Drejtoreshë e Tatimeve, Drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe Drejtoreshë në Bashkinë e Tiranës. Kjo e fundit është dëshmia më e pastër se si kësaj qeverie i shkojnë “punët çorap” për shkak të nepotizmit. Vjero kudo ku ka qenë, institucionet e drejtuara prej saj kanë qenë “gropë”.
Po ashtu emërimet e mësipërme tregojnë se përpara ecin vetëm të afërmit, miqtë dhe njerëzit e partisë. Por padyshim edhe ata që dinë të lavdërojnë më shumë Edi Ramën. Nëse nuk je kushëri i tij, mjafton të gjesh hapësirë në media dhe ta etiketosh Bablokun me fjalë nga më të mëdhatë dhe me gjasë e gjen veten ministër, zv/ministër, drejtor e gjithçka tjetër.
Pastaj kur KLSH i gjen në shkelje dhe kërkon që çupëlinat, kushërinjtë dhe besnikët e Bablokut të shkarkohen nga detyra, kreu i saj përballet me pyetje në Kuvend se përse ti kërkon të tilla masa. Pra ky është nepotizmi që ka kapur për fyti shtetin, nis nga Këshilli i Ministrave dhe shtrihet deri te drejtoria më e vogël. /Pamfleti
???????????????????? Lufte Nepotizmit ????????????????????