Numri 1 i ekzekutivit të Kosovës, Albin Kurti jo vetëm nuk e priti në Prishtinë, por ka refuzuar me stil ftesën e Edi Ramës për të qenë në Tiranë, në takimin informal të 6 liderëve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet sot në Tiranë.
Albin Kurti nuk do të marrë pjesë në takim pasi ndodhet në Greqi për edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar.
Ndërkohë sipas mediave në Kosovë, mësohet se në vend të tij do të vijë zëvendëskryeministri Besnik Bislimin.
Të 4 shtetet e tjera, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje Hercegovina kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takim.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje Hercegovinës, Borjana Kristo, si dhe Komisioneri për Zgjerimin e Komisionit Europian, Varheyly do të drekojnë së bashku me Ramën në Vilën 30, mesditën e së hënës, në një takim informal ku do të diskutohet për Procesin e Berlinit.
Mbledhja e radhës e nismës së Angela Merkelit, ndërmarrë në 2014, do të zhvillohet në mesin e Tetorit në Tiranë, ndaj kryeministri Rama ka vendosur të diskutojë paraprakisht me të gjithë vendet që janë pjesë e iniciativës të Procesit të Berlinit mbi projektet konkretet rajonale që duhet të shtyjnë përpara.
Vetë Rama ndërmori dhe një tur rajonal javën e shkuar në 5 vendet e Ballkanit Perëndimor për të folur për rëndësinë që ka fokusimi tek kjo nismë dhe jo Ballkani i Hapur, që sipas tij e ka kryer misionin e tij. Në Prishtinë, Rama nuk u prit nga homologu Kurti, i cili këmbënguli në zhvillimin e mbledhjes se anuluar të dy qeverive, ndërkohë që refuzoi për të qenë as në Tiranë sot.
Lini një Përgjigje