TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Korrik 2023, 21:31

I dështuan lobimet për të hequr damkën nga britanikët? Berisha njofton konferencë shtypi emergjente

Shkruar nga Pamfleti

I dështuan lobimet për të hequr damkën nga britanikët?

Ish kryeministri, Sali Berisha pas dështimit për të hequr damkën nga Britania e Madhe, ka njoftuar një konferencë emergjente për çështjen e shpalljes “non grata” nga Anglia.

Më 22 korrik të 2022, pas shpalljes non-grata nga Britani e Madhe, Berisha tha se do ta apelonte vendimin me argumentin se ndryshe nga SHBA, Britania njeh të drejtën Evropiane dhe njeh ligjin e Gjykatës së Strasburgut.

Tani më kur ka kaluar gati një vit që kur Berisha e apeloi atë vendimin, duket se britanikët e kanë refuzuar dhe me këtë konferencë emergjente nuk pritet gjë tjetër veçse nisja e hakërrimeve me ambasadorin britanik, Alastair King-Smith.

Person të cilin Berisha e akuzon se i solli sanksionimin nga Britania si shkak i shpifjeve të turpshme që sipas tij, Alistar i ka marrë nga Erion Veliaj, Lulzim Basha dhe Edi Rama e më pas ja ka dërguar qeverisë së tij në Londër.

Por gënjeshtrave dhe pretendimeve të tij sa i takon çështjes non-grata duket se i erdhi fundi. Pas dështimit me lobimet në Amerikë dhe dështimit me apelimin e çështjes në Britani, ish kryeministri duket se sapo pranoi ‘vdekjen’ e kauzë së tij me thirrjen e një konference emergjente që nuk asnjë vlerë. 

I dështuan lobimet për të hequr damkën nga britanikët?

 

berisha lobimet non grata

Lini një Përgjigje