TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Korrik 2023, 19:12

“Qeveria 'Rama' vepron si organizatë kriminale”, Basha nga Pogradeci: Është koha të verifikojmë pasurinë e çdo politikani

Shkruar nga Pamfleti

“Qeveria 'Rama' vepron si organizatë kriminale”,

Ish kryetari i PD-së Lulzim Basha ka vijuar edhe sot fushatën e tij në kuadër të zgjedhjeve brenda partisë për kreun e ri të saj.

Ai mbajti një takim me demokratë e Pogradecit, të cilëve ju premtoi se me ardhjen e tij në pushtet vettingu i politikanëve do të jetë objektivi i tij kryesor, sipas tij ka ardhur koha që pasuria dhe figura e çdo politikani të kalojë në një filtër verifikimi.

Ai premtoi se me ardhjen e tij në krye të PD-së, partia do të hapet dhe do të bëhet një opsion për të gjithë qytetarët.

Sot është koha t’i japim fuqi votës dhe zërit të qytetarëve përmes listave të hapura, vetting-ut në politikë, kufizimit të mandateve e votës së diasporës. Për këtë ne duhet të bëjmë gjithçka mundemi, bashkë me çdo shqiptar, të majtë e të djathtë, për të bërë të mundur këto ndryshime, duke kërkuar edhe referendum.

Sot është e qartë. Ata që duan monopol mbi politikën, median, ekonominë dhe duan që Shqipëria të mbetet në duart e tyre, janë kundër vetting-ut, janë kundër llogaridhënies për pasuritë e tyre dhe lidhjet me krimin, që përdorin në çdo palë zgjedhje.

Mjafton të shihen dosjet e korrupsionit të Ahmetajt, ministrave, deputetëve dhe kryebashkiakëve të Edi Ramës për të kuptuar si i vjedhin paratë e shqiptarëve, si e përdorin krimin për të blerë zgjedhjet, si kriminelët përcaktojnë përfaqësuesit e tyre në Kuvend, si shteti i tyre funksionon si një organizatë kriminale.

Sot është koha të hapim letrat dhe të tregojmë pasurinë e çdo politikani. Të shohim a i justifikojnë apo jo! Sot është koha që shqiptarëve t’u japim mundësinë të zgjedhin përmes votës se drejtpërdrejt deputetët e tyre.

Partia Demokratike mund dhe do ta sjellë këtë ndryshim, duke u bashkuar përmes vlerave dhe ideve në Aleancën Qytetare për Demokracinë, nëpërmjet së cilës mund të formojmë një shumicë që tejkalon ndarjet politike, për të bërë ndryshimet kushtetues që u japin forcë dhe pushtet qytetarëve për të ndërtuar të ardhmen që meritojnë”, shkruan Basha.

basha fushata pogradec

Lini një Përgjigje