TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Gusht 2024, 20:49

Skandali i mbetjeve/ Berisha: Institucionet shtetërore falsifikuan kodet e ngarkesave toksike

Shkruar nga Pamfleti

Skandali i mbetjeve/ Berisha: Institucionet shtetërore falsifikuan kodet e

Sali Berisha ka vijuar me akuzat për trafikun e mbetjeve toksike. Duke folur nga dritarja e banesës, ai tha se janë ndryshuar kodet e lëndëve që kalojnë në doganë. Sipas tij, materiet toksike janë cilësuar si jo toksike dhe kjo i ka hapur rrugë trafikimit.

Nuk ka sot qytetarë më të pasigurtë dhe më të kërcënuar se shqiptarët. Krimi i fundit është një krim që mund të ndodhë vetëm në narkoshtete apo në shoqëri para-shtetërore. Nuk ndodh kurrë në një shtet në respekt minimal ndaj ligjit, çfado qofte ai.  Trafiku i mbetjeve toksike është fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Ajo që ka ndodhur me këto mbetje dëshmon pasigurinë e plotë dhe totale për çdo qytetar në këtë vend. Dëshmon kërcënimin e madh të jetës dhe shëndetit të çdo qytetari nga kreu i narkoshtetit Edi Rama dhe suita e tij. Pas dy javësh zhurme kombëtare dhe botërore për mijëra ton mbetje toksike që u nisën nga Durrësi për në Tajlandë, rezulton se Edi Rama me heshtjen e tij ka faktuar të gjitha akuzat që janë bërë këtu, në media ndërkombëtare dhe shqiptare se prapa aferës qëndron qeveria shqiptare, qëndron Edi Rama. A ka akt më të madh fallsifikimi, akt kërcënimi më të madh për jetën e qytetarëve shqiptar sesa institucionet shtetërore të ndryshojnë kode e lëndëve jotoksike duke i vendosur në ngarkesat e lëndëve toksike. Kjo do të thotë të vendosësh etiketën e sheqerit, orizit aty ku janë helmet, toksinat…dhe krim më makabër se ky nuk mund të bëhet”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje