TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Gusht 2024, 16:35

Benet Beci nxjerr pamjet: Ja si do të rijetëzohet Zdralja, ndërhyjmë në disa zona

Shkruar nga Pamfleti

Benet Beci nxjerr pamjet: Ja si do të rijetëzohet Zdralja,

Kreu i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka prezantuar projektin e ri të Zdraels. Në rrjetet sociale ai ka shpërndarë edhe disa fotografi të cilat tregojnë se si do të ndryshojë kjo zonë.

Loti A përfshin rrugën ‘Hamz Kazazi’; fillon nga ‘Xhamia e Parrucës’ dhe vazhdon deri te ‘Markata e Peshkut’. Përbëhet nga objekte që fillojnë nga 1-9 kate lartësi, ka 95 njësi shërbimi me funksione të ndryshme duke filluar nga butik veshjesh / aksesorë dhe ushqimore, dyqan peshku, bar-kafe, dyqan mishi, artikuj shtëpiakë, profesione të lira, fruta-perime, etj.

Postimi i plotë:

Rijetëzimi i  Zdrales, projekti që prezantuam  edhe me praninë e kryeministrit Edi Rama  po vijon me procedurat e nisjes sa më të shpejtë të punimeve.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Albanian Development Fund njofton se kompania “Curri” është  fituese e procedurës së prokurimit në Lotin A të çelur në muajin korrik me një ofertë prej 275 milionë lekësh pa përfshirë këtu TVSH.

Kjo vlerë përbën 85.8 për qind të fondit limit.

Lot A’ përfshin rrugën ‘Hamz Kazazi’; fillon nga ‘Xhamia e Parrucës’ dhe vazhdon deri te ‘Markata e Peshkut’. Përbëhet nga objekte që fillojnë nga 1-9 kate lartësi, ka 95 njësi shërbimi me funksione të ndryshme duke filluar nga butik veshjesh / aksesorë dhe ushqimore, dyqan peshku, bar-kafe, dyqan mishi, artikuj shtëpiakë, profesione të lira, fruta-perime, etj.

Propozimi për këtë zonë fokusohet në pjesën e rrugës, shesheve dhe fasadave.

Rrugët dhe sheshet do trajtohen ne atë mënyrë që t’ju shërbejnë më  së shumti këmbësorëve dhe biçikletave, ndërsa makinat do lejohen me orare të caktuara.

Zonat e ndërhyrjes do të jenë:

Sheshi i ‘Xhamisë së Parrucës’

Sheshi në mes të kryqëzimit të rrugës ‘Hamz Kazazi’ dhe rrugës ‘Lidhja e Prizrenit’

Sheshi i markatës së peshkut

Rruga përgjatë gjithë zonës së Lot A Fasadat do trajtohen në bazë të gjendjes së tyre ekzistuese dhe këto ndërhyrje do bëhen në kategori të ndryshme të cilat janë:

Kategoria I – Pastrim fasade ose bojatisje, zëvendësim i grilave të drurit, zëvendësim i vetrateve në katet zero, zëvendësim i parmakëve të objekteve, restaurim i rifiniturës së çatisë.

Kategoria II -Suvatim / veshje / bojatisje, restaurim i dekoracionit mural, ndryshim / zëvendësim i dritareve ose grilave, zëvendësim i vetratave në katet zero, restaurim i rifiniturës së çatisë.

Kategoria III – Trajtim fasade, ndryshim / zëvendësim i dritareve ose grilave, trajtim i verandave / ballkoneve, zëvendësim i vetratave në katet zero, restaurim i rifiniturës së çatisë.

Kategoria IV – Paketa e muraturës, paketa e shtresave, asemblim i çatisë, dritare/dyer/vetrata, trajtim i ballkoneve/verandave”.

 

 

Lini një Përgjigje