TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Mars 2023, 18:53

Apeli kthen në Shkallën e Parë vulën e PD; Saliut i mbetet vetëm Iliri… Alibeaj kryetari zyrtar

Shkruar nga Pamfleti
Apeli kthen në Shkallën e Parë vulën e PD; Saliut i mbetet
Trupa gjykuese e përbërë nga Elona Mihali, Irida Kacerja e Astrit Kalaja

Në masa të rrepta sigurie, e rrethuar me forca të shumta policie, por edhe me prezencë të përfaqësuesve të ambasadës amerikane, Gjykata e Apelit dha sot vendimin për vulën e PD-së.

Gjykata e trajtoi çështjen në themel, duke rrëzuar kërkesën e përfaqësuesit ligjor të Sali Berishës, që të mos njihej fare si palë në proces grupimi i Enkelejd Alibeajt. Gjykata vendosi që çështja të kalojë në Shkallën e Parë.

Përfaqësuesi ligjor i Enkelejd Alibeajt kërkoi rrëzimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri që i dha të drejtë Sali Berishës, duke njohur Kuvendin e këtij të fundit, në Dhjetor 2021 ose kthimin e çështjes në Shkallën e Parë.  

Apeli pranoi kërkesën e fundit dhe tani do të thotë se derisa të ketë vendim të formës së prerë, vula e PD-së i mbetet grupit legjitim nën drejtimin e Enkelejd Alibeajt. E kjo nuk donte shumë mend për t’u kuptuar, pasi në Gjykatë u panë përfaqësues të ambasadës amerikane, për t’u siguruar që të mos viheshin në zbatim pazaret e Berishës me Ramën.

Në përfundim të seancës, përfaqësuesi ligjor i grupit të Alibeajt njoftoi se të hënën ata do të regjistrohen në KQZ, duke bërë që Berisha tani të mbetet jashtë zgjedhjeve. “Sot gjykata vendosi rikthimin e çështjes në shkallën e parë me një tjetër trup gjykues. Ankimi i PD i përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, u pranua, do të gjykohet nga një tjetër trup gjykues. PD vazhdon të drejtohet nga organet legjitime të saj, do regjistrohemi ditën e hënë në KQZ”, tha Indrit Sefa

‘Non grata’ nuk ia doli dot, e tani nëse do të hyjë në zgjedhje do duhet t’i lutet Ilir Metës për t’i futur kandidatët e tij me logon e Partisë së Lirisë. Ose nëse bojkoton, do të bëjë më mirë, sepse humbjen do ta ketë me siguri më të thellë. Tashmë grupimi i PD-së me në krye Enkelejd Alibeajn do të ecë përpara me më shumë shanse për të mposhtur Edi Ramën dhe për të ardhur në pushtet. Edhe të tjerët që ‘i krehën bishtin’ Sali Berishës gjithë këto kohë, do bënin mirë t’i bashkoheshin, sepse janë të humbur me 100% tanimë.

 

Lini një Përgjigje