TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Mars 2023, 16:24

Kujt i takon vula e PD? Gjykata e Apelit përfundon shqyrtimin e çështjes, tërhiqet për vendim

Shkruar nga Pamfleti

Kujt i takon vula e PD? Gjykata e Apelit përfundon shqyrtimin e

Nëse Apeli rrëzon vendimin e Shkallës së Parë, Berishës i mbyllet dera e PD. Zgjedhjet e tij për kryetar dalin nul dhe i lind Alibeajt e drejta të hapë zgjedhjet për kreun e PD...

Mbyllet pas 5 orësh seanca gjyqësore në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm, ku pritet të vendoset se kujt i takon vula e PD.

Gjyqi nis në orën 11.00 dhe pasi palët parashtruan argumentet e tyre, trupa gjyqësore e përbërë nga Elona Mihali kryesuese dhe Irida Kacerja e Astrit Kalaja janë tërhequr për vendim, ku do të vendosin se kujt i takon vula e PD.  

Më herët përfaqësuesi ligjor i grupit të Berishës, Ivi Kaso, kërkoi që Alibeaj të mos cilësohet si palë në proces. “Gjykata të mos e pranojë padinë sepse gjykata është vënë në lëvizje nga një palë që nuk është pjesë e procesit. Gjykata të konstatojë mospranimin e ankimit, pasi gjykata është investuar nga një palë që nuk legjitimohet. Sipas nesh vendimi gjyqësor që e ka lejuar ankuesin është marrë në kundërshtim të ligjit”, tha ai.

Por kundër tij doli përfaqësuesi ligjor i Alibeajt, zoti Indrit Sefa. Ai kërkoi që të vijojë gjykimi në themel. “Ky nuk është momenti për të bërë këto kërkesa, pasi nuk jemi në këtë faze procedurale. Gjykata duhet ti shqyrtojë të gjitha elementët në tërësinë e saj. Komisioni i Rithemelimit nuk ka autoritet juridike dhe duhet të ketë prokurë të Posaçme. Që në momentin e parë që i është drejtuar gjykatës. Edhe Shkalla e Parë ka gabuar kur është legjitimuar Ivi Kaso për të paraqitur padinë në Shkallën e Parë. Ka një konfondim, a ka legjitimitet Komisioni i Rithemelimit”, tha ai.

Fillimisht trupa gjyqësore u mblodh për të shqyrtuar kërkesën e Kasos dhe u vendos të mos merrej asnjë vendim, por të vijojë gjykimi dhe në fund do ketë një qëndrim nëse Alibeaj legjitimohet si palë në proces.

Gjyqi vijoi më pas dhe secila palë parashtroi argumentet. Vetë Sefa kërkoi që të rrëzohet vendimi i dhënë nga Agron Zhukri, i cili regjistroi statutin e Berishës. Ai ka kërkuar ose prishjen e vendimit, ose rikthimin në Shkallë të Parë. Pasi mbylli qëndrimin tij, Sefa kërkoi 20 minuta pushim, kërkesë që u pranua nga gjykata. Në orën 16.00 gjyqi rinisi dhe pasi u bënë parashtrimet e fundit rreth orës 16.30 trupa gjyqësore mbylli shqyrtimin gjyqësor dhe u tërhoq për vendim. Tani pritet të shihet se çfarë do të vendosë tresha e gjyqtarëve.

Të gjithë në PD i kanë sytë te Apeli, por ai që ka më shumë interes është Sali Berisha, pasi aty varet fati politik i tij. Nëse gjykata nuk merr dot vendim tani dhe shtyhet përtej të hënës, Berisha mbetet jashtë zgjedhjeve. 6 marsi është afati i fundit për tu regjistruar në zgjedhjet vendore. Elementi tjetër është se nëse Apeli rrëzon vendimin e Shkallës së Parë, Berishës i mbyllet dera e PD. Zgjedhjet e tij për kryetar dalin nul dhe i lind Alibeajt e drejta të hapë zgjedhjet për kreun e PD. Pra me pak fjalë, fati i Berishës është në fije të perit. /Pamfleti

Lini një Përgjigje