TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Mars 2023, 19:16

Apeli i ktheu vulën Alibeajt/ Bylykbashi shpërthen në sulme: Ditë e zezë për drejtësinë, kishte presion në sallë

Shkruar nga Pamfleti

Apeli i ktheu vulën Alibeajt/ Bylykbashi shpërthen në sulme:

Pas vendimit të Gjykatës për vulën e PD, për rikthim të çështjes Shkallën e Parë, ka reaguar përfaqësuesi i grupimit të Sali Berishës, Oerd Bylykbashi.

Bylykbashi tha se ky vendim është marrë nën presion të Edi Ramës, duke e cilësuar si ditë të zezë për drejtësinë dhe politikën shqiptare. Sipas tij me anë të këtij vendimi kryeministri Edi Rama kërkon përjashtimin e opozitës nga zgjedhjet.

Ky vendim i sotëm i marrë nën presionin e Ramës, i paralajmëruar më parë nga ministrja e Ramës presioni mbi gjykatën ishte në sallë. Vendim për përjashtimin e opozitës nga zgjedhjet, ka thyer çdo rregull, që deri më sot ka vendosur legjislatori dhe jurisprudencë. Sot gjykata zhbëri 11 dhjetorin atë kuvend të jashtëzakonshëm, të gjithë përpjekjen e anëtarëve me votë që demonstruan se kush është vullneti i demokratëve, vendim që shënon ditë të zezë për drejtësinë dhe politikën shqiptare. U vra pluralizmi. Çdo hap tjetër do të merret nga instancat nga organet kolegjiale të PD-së.  Ato nuk përfaqësojnë PD por një logo që e ka zgjedhur Edi Rama. Do të marrin vendim organet e PD-së dhe populli opozitar ishte sot në shesh. Vendimet e  PD-së do t’i marrin organet e saj. Ka rënë nën thundrën e Edi Ramës”, tha Bylykbashi.

bylykbashi sulme vendimi apelit

Lini një Përgjigje