
Kuksianët duket se kanë zgjedhur sërish Partinë Socialiste për t’i qeverisur, teksa Albert Halilaj ka fituar me rezultat të thellë ndaj kandidatit të Berishës, Emri Vata, pavarësisht skandalit të Safet Gjicit.
Nga 74 kuti në total, kandidati i PS-së Albert Halilaj ka fituar me 5 mijë vota diferencë.
Socialistët kanë shpërthyer në festë me flamurin e Shqipërisë së madhe, ky një "dedikim" dhe mbështetje për ngjarjen e fundit që ndodhi në Kosovë.
I rrethuar nga mbështetësit e tij, Albert Haliaj ishte prezent në palestrën e shkollës Lidhja Prizrenit që prej nisjes së numërimit së bashku me drejtuesin e qarkut, Pandeli Majko.
Pandeli Majko pas fitores është shprehur se ky qytet i ka futur në borxh, me fitoren që morën për të udhëhequr bashkinë.
‘Kjo është fitore e një djali që fiton në Kukës dhe që do tu shërbejë të gjithëve pa asnjë dallim partiak. I kemi një borxh të madh Kukësit. Ky borxh nuk shpërblehet me fjalë, por me vepra.’- tha Majko.
Ndërsa kandidati i Berishës, Emri Vata ka qëndruar në vendin e numrit të votave deri pas mesnatës dhe është larguar, pasi ka kuptuar se trendi i kutive të numërimit nuk ishte në favorin e tij. Bashkë me të janë larguar edhe deputetët e PD-së, të cilët e shoqëronin.
Sipas KQZ-së në zgjedhjet e të dielës morën pjesë 45,63 %. Kështu më pak qytetarë ushtruan të drejtën e votës, krahasuar me zgjedhjet e 14 majit, ku fitoi socialisti Safet Gjici, mandati i të cilit zgjati pak për shkak të skandalit seksual, ku ai u përfshi.
Në zgjedhjet vendore që u mbajtëm më 14 maj, Safet Gjici fitoi një mandat të dytë me 49.70% të votave, Admir Sinamati nga koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, mori 40.99% të votave, ndërsa Abedin Oruçi nga Partia Evropiane për Integrim PEISH, mori (9.31%).
Zgjedhjet në Bashkinë e Kukësit vijnë pas dorëheqjes së Safet Gjicit nga posti, pas publikimit të video-skandalit duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë me Alma Kaçin. Aktualisht Gjici ndodhet në burg.
Procesi i numërimit nisi me shumë vonesë, si pasojë e një numri të madh personash në vendin e numërimit. Është dashur ndërhyrja e policisë për të zbrazur palestrën e më pas ka lejuar vetëm një numër të caktuar vëzhguesish të dy subjekteve politike.
Lini një Përgjigje