
Kryeministri Edi Rama shprehet entuziast për suksesin e arritur në zgjedhjet e parakohshme për bashkinë e Kukësit, ku kandidati socialist deri tani kryeson me mbi 3 mijë vota ndaj kundërshtarit të opozitës.
Rama teksa shpreh falënderimin për kuksinët shkruan se nuk ka shanse për përmbysje të rezultatit.
“Kur janë numëruar pak më shumë se gjysma e kutive të votimit, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit ka një avantazh të pakthyeshëm prej thuajse 3000 votash, i cili do të thellohet ende deri në kurorëzimin e një fitoreje shembullore, që flet qartë për besimin e për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj nesh, si edhe për detyrimin tonë të madh ndaj tyre, për të bërë akoma më shumë për Kukësin! Faleminderit Kukës, faleminderit të gjithëve”, shprehet Rama.

Lini një Përgjigje