TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Shtator 2023, 19:50

Dalin shifrat zyrtare, vetëm 45 për qind e kuksianëve morën pjesë në zgjedhje

Shkruar nga Pamfleti

Dalin shifrat zyrtare, vetëm 45 për qind e kuksianëve morën

Qytetarët e Kukësit votuan këtë të diel, në zgjedhjet e parakohshme vendore, për kryetarin e ri të bashkisë. Procesi i votimit u mbyll në orë 19:00, ndërsa sipas KQZ-së në zgjedhje morën pjesë 45,63 %.  Më pak qytetarë ushtruan të drejtën e votës, krahasuar me zgjedhjet e 14 majit, ku fitoi socialisti Safet Gjici, mandati i të cilit zgjati pak për shkak të skandalit seksual, ku ai u përfshi. Në zgjedhjet e 14 majit morën pjesë 52.79% e qytetarëve.

Lini një Përgjigje