TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Shtator 2023, 19:13

Mbyllen kutitë e votimit në Kukës, më pak se gjysma e qytetarëve morën pjesë në zgjedhje

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllen kutitë e votimit në Kukës, më pak se gjysma e

Mbyllen kutitë e votimit në qytetin e Kukësit.

Qyteti verilindor mbajti sot zgjedhjet për kryetar bashkie, pas video-skandalit të ish-kryebashkiakut të PS Safet Gjicit, ku shfaqet duke kryer marrëdhënie intime me shtetasen Alma Kaçi brenda në ambientet e zyrës së bashkisë. Ai dha dorëheqjen disa ditë pasi kishte fituar zgjedhjet në 14 maj 2023.

Dy kandidatët përballë njëri-tjetrit janë Albert Halilaj i Partisë Socialiste, dhe Emri Vata i koalicionit “Bashkë fitojmë”.
Në total ishin afro 46 mijë qytetarë me të drejtë vote, teksa deri në orën 18.00 pjesëmarrja ishte 44.16%. Kutitë e votimit pritet të transportohen në ambientet e KZAZ ku dhe do të nisë më pas numërimi i votave. Nuk ka pasur incidente në këtë proces. Koalicioni Bashkë Fitojmë ka lëshuar akuza se persona të administratës janë parë afër qendrave të votimit duke intimiduar qytetarët.

Qytetarët nuk kanë votuar për anëtarët e Këshillit Bashkiak por vetëm për dy kandidatët e forcave politike dhe ndoshta kjo e shpjegon edhe numrin më të ulet të votuesve.

Në këtë proces zgjedhor janë të angazhuar 99 punonjës policie që do të sigurojnë materialet zgjedhore në 74 qendrat e votimit dhe pritet që të nisë transportimi i kutive drejt KZAZ-së nr. 11 Kukës ku do të nisë dhe numërimi i tyre.

votim kukes kuti zgjedhje

Lini një Përgjigje