
Deri tani rezulton se Albert Halilaj i Partisë Socialiste kryeson me 61.77 % të votave, ndërsa Emri Vata 38.23% të votave.
Numërimi i votave për kryetarin e bashkisë së Kukësit vijon ende. Deri tani janë numëruar 40 nga 70 kuti. Deri tani rezulton se Albert Halilaj i Partisë Socialiste kryeson me 61.77 % të votave, ndërsa Emri Vata 38.23% të votave.
Pjesëmarrja në këto zgjedhje në Bashkinë e Kukësit ishte 45.63%.
Në kutitë e para të numëruara ishte fillimisht në avantazh kandidati i Bashkë Fitojmë Emri Vata përballë kandidatit socialist Albert Halilaj.
Kutia e parë që i takon Fshatit Arrën ka rezultuar se për kandidatin e Partisë Socialiste Albert Halili kanë votuar 67 votues, ndërsa për kandidatin e opozitës, Emri Vata 82 votues
Edhe në kutinë e dytë Vata ka qenë në avantazh. Në total në dy kutitë e numëruara Vata ka 166 vota, ndërsa Halilaj 118 vota.
Por në dy kutitë e tjera, kandidati i PS kaloi në avantazh. Në 4 kutitë numëruara, Halilaj ka 342 vota, ndërsa Vata 297 vota. Pra kemi një garë të ngushtë mes tyre.
Numërimi nisi me mbi 4 orë vonesë. Ishte kryekomisioneri Celibashi që informoi se partitë nuk kishin dërguar komisionerë.
“Pas përfundimit të marrjes në dorëzim të të gjitha kutive të votimit dhe pranimit të tyre të rregullta në masën 100% nga KZAZ Kukës, KQZ Shqiperi i bën thirrje subjekteve zgjedhore që kanë të drejtë të emërojnë anëtarët e Grupeve të Numërimit të Votave që të veprojnë pa humbur kohë dhe të vijojnë me detyrimin ligjor të numërimit të votave në mënyrë të pandërprerë”, shkruan Celibashi.
Lini një Përgjigje