
Është bllokuar numërimi i votave në Kukës. Edhe pse votimi përfundoi që në orën 19.00, akoma nuk ka nisur numërimi, kjo sepse partitë nuk kanë dërguar ende komisionerë në tavolinat e numërimit.
Kreu i KQZ, Ilirian Celibashi u ka bërë thirrje të zhbllokojnë s amë shpejt ngërçin.
“Pas përfundimit të marrjes në dorëzim të të gjitha kutive të votimit dhe pranimit të tyre të rregullta në masën 100% nga KZAZ Kukës, KQZ Shqiperi i bën thirrje subjekteve zgjedhore që kanë të drejtë të emërojnë anëtarët e Grupeve të Numërimit të Votave që të veprojnë pa humbur kohë dhe të vijojnë me detyrimin ligjor të numërimit të votave në mënyrë të pandërprerë”, shkruan Celibashi.
Lini një Përgjigje