TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Qershor 2024, 11:15

“Sistem i pandershëm”, Tabaku: Qeveria takson sipërmarrësit e lirë dhe fal oligarkët

Shkruar nga Pamfleti

“Sistem i pandershëm”, Tabaku: Qeveria takson

Deputetja Jorida Tabaku e ka quajtur të pandershëm skemën e taksimit të profesionistëve të lirë. Me anë të një reagimi në rrjetin social “Facebook”, Tabaku tha se një profesionist i lirë do të taksohet deri në 50% të të ardhurave, ndërkohë që bizneset e oligarkisë që kanë përfituar hotele me 5 yje dhe kanë monopolizuar tregun dhe ekonominë shteti u fal taksat.

Deputetja e PD theksoi se një taksim mbi Profesionet e Lira është pjesë e një sistemi të korruptuar që po zhvat paratë e të punësuarve dhe takson punën më shumë se sa kapitalin.

Reagimi i plotë i Tabakut

Në 18 qershor Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë çështjen e dërguar nga Gruoi Parlamentar i PD dhe së paku 4 grupe të tjera interesi; Taksimin e Profesioneve të Lira.

Një taksim i pandershëm që vendoset në xhepat e 30 mijë profesionistëve të lirë. ndërsa një biznes.i madh taksohet me 15% një Profesionist i Lirë që ka shpenzuar vite për t’u rritur profesionalisht dhe për të ofruar një shërbim taksohet me letra deri në 23% por në realitet taksimi i tij shkon mes 30% deri në 50%.

Një hotel me 5 yje në mes të Tiranës, apo një rezort që ndërtohet në jug/veri paguan taksa të reduktuara ndërsa shërbimet që ofron i ka me 5% TVSH. Një profesionist i lirë që punon çdo ditë për të siguruar një kontratë pune do t’i duhet të paguajë deri në 50% taksa.

Sistemi i pandershëm dhe i korruptuar fiskal që ka vendosur qeveria socialiste promovon pandershmërinë ndërsa fal nga taksat një pakicë oligarkike që ka monopolizuar tregun ndërsa takson deri në 50% çdo sipërmarrës të lirë në fushën e profesioneve të lira.

Ky është një sistem i pandershëm dhe korrupt që duhet rrëzuar sepse është antikushtetues! Prandaj në 18 qershor duhet të jemi duke pritur së bashku një vendim qe4 duhet të na rikthejë në binarët e kushtetutës!

tabaku

Lini një Përgjigje