TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Qershor 2024, 09:47

Konstituohet Komisioni “Xhafaj”, opozita bojkoton mbledhjen!

Shkruar nga Pamfleti

Konstituohet Komisioni “Xhafaj”, opozita bojkoton mbledhjen!

Deputetët e Partisë Demokratike kishin paralajmëruar se do ta bojkotonin Komisonin, pas refuzimit për ta votuar atë në Kuvend!

Mbledhja e parë e komisioni Anti-Korrupsion që drejtohet nga Fatmir Xhafajn është braktisur nga opozita. Deputetët e Partisë Demokratike kishin paralajmëruar se do ta bojkotonin Komisonin, pas refuzimit për ta votuar atë në Kuvend!

Asnjë nga anëtarët e PD-së, Jorida Tabaku, Dhurata Tyli, Sorina Kote dhe Flutura Açka nuk janë paraqitur në mbledhjen e sotme. Ndërkohë që nga rradhët e PS-së përveç, Fatmir Xhafajt që është kryetarë dhe anëtarëve Klotida Bushka, Eduard Shalsi, Etilda Gjonaj, Evis Kushi dhe Toni Gogu, ishin prezent edhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe ministrja Elisa Spiopali.

Ndërkohë që Xhafaj u shpreh i keqardhur për bojkotin e opozitës dhe ju bëri edhe njëherë thirrje që të ulen në tryeze për të punuar për çështje jetike për të ardhmen e vendit. Ai shtoi se opozita po përsërit të njëjtën skenë si ajo e 2014 për komisionin e reformës në drejtësi.

Roli i opozitës është tejet i rëndësishëm, pjesëmarrja me rëndësi për qëllimet që do adresojë kjo reformë. I keqardhur që opozita nuk i është përgjigjur kësaj ftese për bashkëpunim, këtij detyrimi të përbashkët për angazhim në këtë komision që buron nga kushtetuta dhe rregullorja e kuvendit. Ky komision do adresojë çështje me rëndësi jetike për të ardhmen e vendit, përtej interesit të partive tona,  i shërben forcimit dhe modernizmit të shtetit, të ardhmes së vendit tonë. Kjo situatë me sjell një situatë të ngjashme kur filloi veprimin në 2014 komisioni për reformën në drejtësi, opozita edhe atëherë në 2014, megjithëse e kishte votuar ngritjen nuk mori pjesë në mbledhjen e parë dhe disa të tjera. Reflektuan me vonesë dhe përfshinë më pas. Koha tregoi që kolegët tanë të opozitë gabuan dhe kjo u kushtoi shumë politikisht dhe elektoralisht. Shpresoj që kjo shistori të mos përsëritet dhe shume shpejt ta kemi opozitën mes nesh”, tha Xhafaj.

Edhe Nikolla shprehur keqardhjen për mungesën e opozitës, teksa shtoi se ky komision nuk ka asnjë ngarkesë politike apo interes partiak.

“Ka një mision të rëndësishëm kombëtar, me përgjegjësinë që kuvendi i ka ngarkuar për kurorëzimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, përmes sundimit të ligjit dhe luftës ndaj korrupsionit, komisioni do ketë mbështetjen e plotë të kuvendit dhe timin personal. Komisioni nuk ka asnjë ngarkesë politike apo interes partiak. Duke qenë se është komision gjithëpërfshirës shpreh keqardhjen që opozita nuk është prezentë”, tha Nikolla.

Kujtojmë se komisioni ka 11 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita, komision me afat 10 mujor. Anëtarët e këtij komisioni janë kryetarët dhe zv.kryetarët e 4 komisioneve të përhershme parlamentare dhe ata të Këshillit të Integrimit Evropian./Pamfleti

Lini një Përgjigje