
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka treguar detaje sesi i kalonte ditët në qeli, teksa ishte më shumë se 9 muaj pas hekurave.
Salianji shprehet se për arsye sigurie kishte qeli më vete. Ai shton se ka patur as një problem as edhe me personat që ai i kishte denoncuar personalisht dhe që vuanin dënimin në të njëjtin burg.
“Për shkak të funksionit si deputet, kam pasur qeli më vete. Një pjesë të personave të izoluar i kam pas denoncuar. Nuk kam pasur probleme me askënd. Aty ka shumë njerëz që vinin për të më treguar historinë e tyre. Ata shihnin deputetit dhe në burg dhe tregonin historinë e tyre përse ishin në burg për suvatim pa leje, apo 2 gramë hashash. Kryesisht janë njerëz të varfër, por edhe të akuzuar vepra të rënda”, tha Salianji në A2.
Lini një Përgjigje