TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shtator 2025, 20:01

48 orët vendimtare/ Rama boton në Fletoren Zyrtare shkarkimin e Veliajt, hapet rruga për ankimimin në Kushtetuese

Shkruar nga Pamfleti
48 orët vendimtare/ Rama boton në Fletoren Zyrtare shkarkimin e
Erion Veliaj

Tani i hapet rrugë Veliajt për ankimimin në Kushtetuese brenda 15 ditëve, duke filluar nga sot.

Ditën e sotme është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Me këtë lëvizje, kryeministri Edi Rama po nxiton për të mbajtur zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës.

Tani ‘topi’ i kalon Presidencës. Brenda 48 orësh Presidenti Bajram Begaj duhet të shpallë datën e zgjedhjeve për Tiranën.

Ndërkohë nga ana tjetër, tani i hapet rrugë Veliajt për ankimimin në Kushtetuese brenda 15 ditëve, duke filluar nga sot.

Duhet  saktësuar se nëse Veliaj, ankimon vendimin dhe Gjykata Kushtetuese e pranon, anulohet automatikisht data e zgjedhjeve. Kështu i bie të fillojë një kurs i ri përplasjesh.

Rama do të jetë përballë testit të madh nëse do të zbatojë apo jo vendimin e saj. Nga njëra anë ai ka treguar se nuk i intereson shumë për gjykata e ligje. Te rast i Xhaçkës nuk e zbatoi vendimin e Kushtetueses. Të shohim këtë herë, pasi situata është më ndryshe. Megjithatë vendimi i takon Veliajt.

Shkarkimi i tij është vendosur dje nga Këshilli i Ministrave, ndërsa Veliaj ndodhet në paraburgim që prej muajit shkurt, duke u përballur me akuza për korrupsion dhe pastrim parash.

Kujtojmë se më 23 Shtator, me votë unanime, këshilltarët e mazhorances dhe opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës votuan pro shkarkimit të Erion Veliajt nga drejtimi i bashkise se Tiranës.

Mbledhja në Këshillin Bashkiak u parapri nga një letërkëmbim mes Këshillit Bashkiak dhe Veliajt, pasi kryebashkiaku i burgosur kërkoi që t’i jepej e drejta të fliste në mbledhje dhe kontestoi procedurat e ndjekura nga këshilli si antiligjore.

Edhe disa këshilltarë të opozitës e cilësuan të drejtë ligjore mbrojtjen e tij para këshillit, por kërkesa e Veliajt u hoq poshtë nga ish-bashkëpunëtorët e tij.

1 Komente

  1. R
    Romeo juristi i njohur

    A jeni në metro apo beni shaka? Erioni e ka ngrene te gjatin që në 10 Shkurt 2025, ju thoni që i hapet rruga për ankim në Kushteteuese??? Per ç'farë se do te qendroje në burg me statusin e Kryetarit të Bashkisë se Tiranes? Është në paraburgim njeriu. Të perpiqet ne Gjykatë, të rrezoje akuzen dhe pastaj le te behet perseri Kryetar Bashkie, apo Kryeminister ose Kryetar i PS, por lerini keto budallalleqe. Te vazhdoje të shikoje Shpresen nga hekurat...

    Lini një Përgjigje