Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka pasur një ngërç me rritjen e pagave.
Gjatë një takimi elektoral, Rama sqaron se pavarësisht se ligji ndodhet tashmë në parlament, deputetët kanë bllokuar për disa javë procesin me qëllim që ta bindnin atë, që të rriste pagat edhe për ata dhe qeverinë.
Rama tha se për disa kategori rritja është bërë nga prilli, ndërsa për rritjen e pagave të tjera duhet të bëhet ligji në parlament. Ai theksoi se ai kërkon që qeverisë dhe deputetëve duhet t’u rriten pagat të fundit fare, por se Majko dhe kolegët e tij duan tani, ndaj ligji është bllokuar.
“Kanë dalë tani dhe thonë, “e shtyu Edi Rama rritjen e pagave”. Nuk kam shtytur unë fare. E para njëherë, ne pagat e mjekëve të mësuesve dhe punonjësve të sigurisë janë rritur dhe rritjen për prillin ata e marrin tani në fillim të majit, siç ndahen.
E dyta, unë kam pasur një debat sepse për rritjen e të gjitha pagave të tjera duhet të bëhet ligji në parlament. Ligji tashmë është në parlament dhe unë kam pasur një debat, që qeverisë dhe deputetëe duhet t’iu rriten pagat të fundit fare. Dmth, vitin tjetër kur të mbarojë rritja për të gjithë, edhe deputetëve dhe qeverisë do t’i rriten pagat. Deputetët duan t’i rrisin tani, dhe u bllokua për disa javë kjo punë sepse donin të më bindnin mua. Nuk e di çfarë do të ndodhë, por kjo është arsyeja. Ama, të gjithë duhet ta dinë se edhe nëse rritja e pagave bëhet në maji, edhe nëse bëhet në qershor, të gjithë pagat do ti marrin me të gjithë prillin dhe të gjithë majin.”- tha Rama.
Më tej kryeminsitri shtoi se Pandeli Majko është në krahun e deputetëve që bllokuan rritjen e pagave.
“Ama të gjithë duhet ta dinë se edhe nëse rritja e pagave bëhet në maj, edhe nëse rritja e pagave bëhet në qershor, të gjithë pagat do t’i marrin me gjithë prillin dhe me gjithë majin. Këtë po e them këtu, merreni regjistrojeni. Kështu që asnjëri nuk duhet të ketë asnjë shqetësim. Thjesht halli është që deputetët duan të rrisin pagat e veta tani, unë them jo, deputetët dhe qeveria duhet t’i rrisin në fund, vitin tjetër. Ky është i vetmi problem. Po këtë punë e di Pandi që është në krahun e deputetëve. Safeti thotë rritjani, të shohim. Kjo është arsyeja, s’ka asnjë arsye tjetër”, deklaroi ai.
Lini një Përgjigje