
Kryeministri Edi Rama duke komentuar fushatën elektorale dhe kundërshtarët që ka përballë nuk la pa thumbuar kreun e PL-së Ilir Meta.
I ftuar në emisionin “Real Story”, Rama tha se i ka dhënë mundësi Metës për të qenë me PS por sipas tij kreun e PL-së e tërheq zullumi dhe se tani ndodhet në fund të karrierës së tij politike.
“Ilir nuk ka qëndruar në politik falë pakteve, por forcës që ka pasur, ka pasur votat pa ka bërë paktet, ne e kemi kapur hundën, kemi bërë pakte, kemi bërë çmos që t’i japim mundësi, e tërheq zullumi si askënd tjetër dhe tani është në tatëpjetën finale, ai e ka mbaruar misionin e tij në politik, ai është sot njeriu më i papëlqyer në Shqipëri, pas të shoqes dhe edhe në këtë rast ai ka bërë një tjetër akrobaci mbijetese”, tha Rama.
Lini një Përgjigje