Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama. Meta tha se Rama ka kapur të gjitha pushtetet dhe se më 14 maj ndryshimi është i domosdoshëm.
Retorikës së Ramës në takimet elektorale, ku i referohet si “Like floriri”, kreu i Partisë së Lirisë i është përgjigjur duke i përmendur ato që ai i konsideron afera korruptive të kryesocialistit.
Në të njëjtën kohë, Meta në studion e Quo Vadis në Vizion Plus deklaroi se nuk fyhet nga retorika politike e dikujt që nuk pranon të bëjë testin e drogës dhe nuk përballet në debat.
“Pse Like hajduti, pse Likja bënte rrugën e Llogarasë me 600 mijë euro, atë rrugën që është sot atje. Ky i ka vajtur rruga e Arbrit 350 milionë euro deri tani, shkoni shikojeni se në çfarë gjendje katastrofe është. Flori është inceneratori, që s’ka inceneratorë dhe ka vjedhur 400 milionë euro të qytetarëve të Tiranës, ai është flori edhe ka 3 persona në kërkim e vazhdon e vjedh. Shqetësohet për autobusin falas të Belind Këlliçit që është 1/3 e kostos së asaj që ai iu vjedh qytetarëve të Tiranës dhe i tall bashkë me atë tjetrin”, theksoi Meta.
“Unë nuk fyhem nga një njeri që nuk pranon të bëjë testin e drogës, një njeri që nuk pranon të përballet dhe e treta një njeri që është peng. Në një shtet të kapur në një shtet ku kryeministri urdhëron kancelarin e gjykatës që të mos regjistrojë vendimin e gjykatësit. Kjo është një arsye qe ne ti motivojmë qytetarët për të marrë pjesë në zgjedhje. Jo vetëm për të marrë pjesë në zgjedhje por dhe për të rrëzuar këtë regjim. Mos mendoni se procesi mbaron kur hidhet vota e fundit, procesi fillon kur hidhet vota e fundit dhe fillon numërimi.”-tha Meta.
Meta po ashtu përsëriti ftesën e vazhdueshme të opozitës për debat politik me kundërshtarët. Sipas Metës, refuzimi i kësaj ftese nga kandidatët e Partisë Socialiste vjen sepse këta të fundit nuk mund të ballafaqohen për shkak të bilancit të qeverisjes së tyre.
Lini një Përgjigje