Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se të gjitha shpenzimet e fushatës së tij do t'i deklarojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. I pyetur se ku i ka gjetur paratë për fushatën, Berisha tha se kjo është fushata më e lirë që ka bërë ndonjëherë gjatë gjithë karrierës së tij politike.
Pyetje: Ku i keni gjetur paratë për fushatën luksoze që po bëni, sepse zyrtarisht keni fituar vetëm 160 mijë euro nga partia e Ilir Metës?
Sali Berisha: "Do bëjmë transparencë në KQZ sipas ligjit. Kjo është fushata më me pak shpenzime që kam bërë ndonjëherë".
Sali Berisha foli ndër të tjera edhe pritshmëritë e koalicionit “Bashkë fitojmë” lidhur me zgjedhjet vendore të 14 Majit.
Berisha u shpreh i bindur në fitoren e koalicionit ku ai bën pjesë. Berisha tha se nëse nesër do të zhvilloheshin zgjedhjet mund të numëroheshin me gishtat e dorës bashkitë që fiton PS.
“Nëse nesër do të zhvilloheshin zgjedhjet. Mund të them që as me gishtat e të dy duarve nuk numërohen bashkitë që PS fiton. Kam ardhur këtu me të dhëna të plota të sondazheve qoftë edhe të botës digjitale. Tani për tani epërsia sipas të dhënave se për herë të parë shoh duhet lexuar në botën dixhitale. Do shihni se çfarë negativiteti… Bota dixhitale është bota pa censurë. Sipas përllogaritjeve dixhitale të fundit, Partia Demokratike do të ketë një fitore dërrmuese. Këto janë të dhënat e botës dixhitale në Elbasan. Gledian Llatja na del me 100 mijë Euro në llogari dhe del i pashtëpi, dhe nuk dihet origjina e eurove, mirëpo Elbasani po e kupton”-tha Berisha.
Lini një Përgjigje