TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Maj 2023, 19:22

“Berisha do të sanksionohet nga BE”, Ngjela: Escobar e bëri të qartë se SHBA nuk bashkëpunon me “non-grata”

Shkruar nga Pamfleti

“Berisha do të sanksionohet nga BE”, Ngjela: Escobar e

Avokati Spartak Ngjela është shprehur se vendimi e BE-së për të ndjekur praktikën e shpalljes “non-grata”, ka prapa një çështje më të madhe se korrupsioni.

Në një intervistë për mediat, Ngjela u shpreh se kjo lëvizje nga BE, ka ardhur pasi dyshohet se korrupsioni i Tiranës ka lidhje me Moskën dhe se ka marrë ngjyrë antiamerikane. Ai shtoi gjithashtu tha se personat të cilët kanë nisur këtë rrymë anti-amerikane do të vazhdojnë të marrin goditje nga BE dhe SHBA.

Të gjithë këtë lëvizje e ka trajtuar Uashingtoni, Saliu kundër Amerikës është, nuk e din ju? Nëse ka ndodhur kjo, do ketë goditje më të rënda se kaq kundër këtyre. Do vazhdojë goditja e tyre politike nga Uashingtoni, nga NATO dhe qarqet e larta të BE”, tha ai.

Ndërsa i pyetur nëse Berisha është i frikësuar nga shpallja non-grata e BE-së, Ngjela tha se nuk arrin dot ta kuptojë përmes sjelljes së tij.

"Nga sjellja nuk kuptohet gjë, nuk e ka dhe aq të qetë. Duhet parë sjellja. Duhet kontrolluar sjellja. Janë ndërmarrje të dështuara", tha ai.

Ngjela komentoi edhe deklaratën e të dërguarit të SHBA-së Gabriel Escobar, që sipas tij e bëri të qartë se SHBA nuk do të bashkëpunojë kurrë me drejtuesin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha.

"Ajo e kaluara që thotë Escobar do të thotë neveri se është non-grata. Se çdo të bëjnë shqiptarët do ta shikojmë. Këta e marrin këtë si ndërhyrje në punët e brendshme. Broçkulla. Po je në NATO, sovraniteti është i kufizuar, për të shkuar nga të duash. Ky është veprimi i sllavit. Jemi në momentin e korrupsionit. Këta janë të trembur se çfarë do të ndodhë më këta", u shpreh Ngjela.

ngjela shba be non-grata

Lini një Përgjigje