
Kandidati për kryetar i bashkisë Shkodër Benet Beci ka zhvilluar një takim me banorët e rajonit numër 3 të cilët i shprehën problematikat e tyre dhe mungesën e plotë të vëmendjes në këto vite nga bashkia e Shkodrës.
Ndërkohë gjate takimit me banorët e kësaj zone u regjistrua edhe një incident pasi një pjese e suvasë të një pallati ra ne vendit ku po zhvillohej takimi, por fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz.
Në fjalën e tij përpara banorëve kandidati i PS për bashkinë Shkodër, Benet Beci tha se duhet një ndërhyrje emergjente për rikonstruksionin e këtyre pallateve ndërsa shtoi se ka ardhur koha qe ti kthejmë faqen Shkodrës.
Kandidati Beci deklaroi se projektet për infrastrukturën do të jenë fokusi kryesor në punën e tij.
Lini një Përgjigje