TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Maj 2023, 10:57

Belind Këlliçi ironizon mbështetjen e Vip-ave ndaj Veliajt: Mua më mbështet Michael Jackson (video)

Shkruar nga Pamfleti

Belind Këlliçi ironizon mbështetjen e Vip-ave ndaj Veliajt: Mua

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, publikoi një video satirike, duke ironizuar mbështetjen që personazhet mediatike shqiptare, i kanë dhënë kreut aktual të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Në videon e tij, Këlliçi shfaqet në krah të Michael Jackson. Sigurisht nuk është këngëtari i famshëm, por është një moment ironie.

“Përshëndetje të dashur miq! Duke parë situatën që këto ditë, këta këngëtarët e famshëm mbështesin kryebashkiakun aktual , që s’jetojnë fare në Tiranë, se jetojnë jashtë Shqipërie.... mendova, kam edhe unë miq, edhe këngëtarë të famshëm. Madje kam më të famshmin, që nuk jeton në Tiranë, jeton në Londër. Kam Michael Jackson-in e vërtetë. Ai takon anglezin dhe tregon pasaportën e shtetasit britani, ku shkruhej Michael Jackson.” thotë Këlliçi.

belind kellici michael jackson

Lini një Përgjigje