TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Maj 2023, 12:04

Votimi elektronik për 14 Majin, Celibashi: Rezultatet për 3 bashki dalin për 30 minuta

Shkruar nga Pamfleti

Votimi elektronik për 14 Majin, Celibashi: Rezultatet për 3 bashki

Ditën e sotme është testuar paisja për votim dhe numërim elektronik të votave që do të aplikohet në zgjedhjet e 14 majit në bashkinë e Vorës, Elbasanit dhe Kamzës.

Në një deklaratë për mediat, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u shpreh se këto pajisje ofrojnë garanci për fshehtësinë e votës dhe kushdo që pretendon të kundërtën është spekulant politik.

“Nga pikëpamja formale jemi duke përmbushur një detyrim të Kodit Zgjedhor. Sot kemi radhën e pajisjeve të votimit dhe numërimit elektronik dhe nesër do bëhet testimi i pajisjeve për identifikimin elektronik. Kanë një garanci të plotë për fshehtësinë e votës. Nuk ka asnjë mundësi që dikush që shikojë votën e dhënë nga një zgjedhës.

Kemi pasur jo në mënyrë zyrtare por kemi pasur disa shqetësime që tilla që janë paraqitur në KQZ. E rikonfirmoj për të disatën herë që garancia është e plotë 100%. Kush thotë të kundërtën është një spekulant politik. Nuk ka asnjë mundësi askush të verifikojë për kë është votuar në mënyrë kategorike. Ngelet fjala ime kundrejt fjalës së spekulantëve”, deklaroi Celibashi.

Ai shtoi gjithashtu se do të duhen 30 minuta për të publikuar rezultatin paraprak në qendrat ku do të aplikohet votimi dhe numërimi me pajisje elektronike.

“Ne synojmë që brenda 30 minutave nga momenti që mbyllet procesi i votimit të kemi shpalljen e rezultateve paraprake për Elbasanin, Vorën dhe Kamzën. Ajo që vlerësojmë është se të gjitha procedurat do të kërkojnë një kohë jo më shumë se 30 minuta. Për disa qendra votimi në Elbasan mund të kemi një vonesë sepse nuk ka mbulim me rrjet të telefonisë mobile. Jemi duke gjetur zgjedhje të tjera alternative”, tha ai.

votimi elektronik celibashki 3 bashki rezultat

Lini një Përgjigje