
Kandidati i “Bashkë Fitojmë”, për bashkinë e Elbasanit, Luçano Boçi ka zhvilluar takime me qytetarët.
Në një postim në rrjete sociale, Boçi publikoi bashkëbisedimin me një banore të zonës, e cila shprehet se në punë futen ata të partisë dhe rrinë këmbë përmbi këmbë.
Banorja tha se kryeministri Edi Rama shkon e merr valle, duke theksuar se populli s’ka nevojë për tallava por për punësim.
“Rrugët e Elbasanit janë përtokë, rini nuk ka këtu, jemi vetëm pleq. Ku është rinia, s’ka. Duhet punësimi në radhë të parë, që çdo familje të shihet ka nevojë për punë apo jo, sa veta janë të punësuar. Fusin të partisë atje në punë, se ia pret truri, se nuk ia pret truri, rrinë këmbë për mbi këmbë. Unë ty ta jap me gjithë shpirt votën.
Je nga Elbasani, dhe unë po ashtu, por ti je profesor i nderuar. Jo ai shkon merr valle me një kalama atje, pa pikë turpi, tallava. S’ka nevojë populli për tallava, por të çojë në punë të rinjtë, të rregullojë mirëqenin e popullit, të hapë vende pune”, u shpreh qytetarja.
Krahas videos të bërë publike Boçi shkruan: “Leksione qytetarie nga një zonjë në Elbasan”.
Lini një Përgjigje