TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Maj 2023, 22:04

“Lapanjozë që përfunduan te garuzhdja”, Kryemadhi kërcënon artistët që ju bashkuan fushatës së PS: Do ju hetojmë pagesat

Shkruar nga Pamfleti

“Lapanjozë që përfunduan te garuzhdja”, Kryemadhi

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është shprehur se kryeministri Edi Rama i ka kapur mediat me kërcënime dhe shantazhe.

Në një intervistë për “Panaorama Tv” Kryemadhi  sulmoi edhe artistët që i janë bashkuar fushatës së PS-së, duke i quajtur ata lapanjozë që kanë përfunduar te garuzhda e supës. Ajo gjithashtu kërcënoi artistë se do të hetohen për të gjitha pagesat që kanë marrë prej kryebashkiaku i Tiranës.

Ju i patë vipat e Erion Velisë përfundojnë këta që lëvizin me Ferrari, duke shpërndarë një garuzhde supë për 5 milionë lekë. E ka parë njeri Bebe Rexhën që e kam gocë daje në fushatën time? Vetëm në Shqipëri ndodh që artistët bëhen lapanjozë te politikanët. Në çdo vend të botës, politikanët i lëpihen artistëve, vetëm këtu ndodh që artistët nënshtrohen, depersonalizohen. Pas 14 majit do të merremi me pagesat që janë bërë për këta artistë.

Ai ka këshilltarët që merren me projektet e tyre kulturore janë në SPAK dhe po ushtron presion të madh Veliaj që… Kur artistët kanë përfunduar te garuzhdja e supës, problemi janë këta që i kanë detyruar artistët të përfundojnë në këtë pikë. Këto janë gjëra që kanë për t’i zbardhur të tjerë. Paratë e ndërtimeve që përfundojnë me koncerte nga 500-600 euro pastaj”, u shpreh Kryemadhi.

artistët ps kryemadhi

Lini një Përgjigje