TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Maj 2023, 21:45

Rama presion SPAK-ut: I shumëzoj me zero nëse nuk hetojnë 21 janarin, Gërdecin dhe paratë ruse

Shkruar nga Pamfleti
Rama presion SPAK-ut: I shumëzoj me zero nëse nuk hetojnë 21
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka shtuar presionin ndaj Prokurorisë së Posaçme, për të cilën tha se ka rezerva.

Rama u shpreh se ka besim te drejtësia e re, por shtoi se ky besim shkon kot, për aq kohë sa SPAK nuk merret me aferat më të mëdha siç ai i quan, duke nisur nga Gërdeci, 21 janari, akuzat për llogari ofshore të Monika Kryemadhit.

Rama tha në ‘Real Story’ se Prokuroria e Tiranës mban prej 10 vitesh '21 janarin', bën sikur s’kupton dhe pse dalin prova të reja.

I shumëzoj me zero nëse për Gërdecin, 21 janari, për grabitjen e hidrocentraleve, për CEZ-DIA, për kontot e Kryemadhit, nëse SPAK nuk merret me këto ne flasim kot. Kemi një prokurori që flet për 21 janarin në Prokurorinë e Tiranës dhe bën sikur nuk e kupton. Unë kam shumë besim te drejtësia, por pse s’kemi bërë në kallëzime për drejtor e të tjerë, janë muhabete kot”, u shpreh Rama.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama tha se nuk e njeh Partinë Demokratike të Enkeled Alibeajt. Ai tha se kjo PD nuk është ndarë nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Pse kush është tjetër në këtë fushatë? Cila PD? E ke seriozisht? Dhe nuk është çështje faktorizimi, unë merrem në parim, jo me ata personalisht, merren me ata se ata janë problem dhe turp për Shqipëri, jo Alibeaj me ata të tjerët, janë fatkeqësi më vete se kanë vulën, por jo të ndenjurat dhe duke mos pasur të ndenjurat, nuk i rrinë dot betejës. Flasin ata, janë ndarë nga dyshja, por jo nga ajo që përfaqëson, nuk kanë si ndahen, sepse janë të rrahur që të vegjël dhe janë jeniçerë që nuk ngrihen dot në lartësinë e të marrit të sulltanati të Likes. Këta të 2 duhet të marrin ndihmën e shtëpisë që të mos dalin më në kërkim të një vote”, tha Rama.

rama spak

Lini një Përgjigje