TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Maj 2023, 07:19

14 Maji vallëzimi i fundit politik? Berisha- analistit: Çfarë flet more, absolutisht që jo!

Shkruar nga Pamfleti
14 Maji vallëzimi i fundit politik? Berisha- analistit: Çfarë
Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se nuk do të tërhiqet nga politika edhe nëse në zgjedhjet e 14 Majit koalicioni “Bashkë Fitojmë” del i humbur.

I ftuar në emisionin "Opinion", Berisha mohoi kategorikisht që këto zgjedhje të jenë “vallëzimi i tij i fundit politik”.

Debati në studio:

Berat Buzhala: Nëse edhe këtë herë nuk keni sukses, a mendoni që këto zgjedhje janë vallëzimi juaj i fundit politik?

Sali Berisha: Absolutisht jo! Çfarë flet more? Ky është proces rikthimi. Rikthimet janë ekzotike. Rikthimi i ka ndodh De Gaul. Jo në asnjë mënyrë. Rikthimi është rikthim, nuk gjykohet.

Berat Buzhala: Nëse nuk është fitore, nëse është fitore patjetër. Nëse i fitoni 30 bashki askush nuk thotë që ju s’keni të drejtë të kandidoni për Kryeministër të ardhshëm. Po çfarë nëse nuk ndodh kjo gjë?

Sali Berisha: Ky është proces rikthimi. Çfarë ndodhi? Shqipëria u bë me opozitë, s’kishte opozitë. Procesin e rikthimit duhet ta studioni. 

5 maji berisha

Lini një Përgjigje