TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Maj 2023, 07:35

"Berisha nuk iku realisht në 2013-tën", Alibeaj: Nuk do të bashkëpunoja kurrë me Ilir Metën!

Shkruar nga Pamfleti
"Berisha nuk iku realisht në 2013-tën", Alibeaj: Nuk do

Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj është shprehur se zanafillën e përçarjes e sheh që në 2013 atëherë kur Sali Berisha dha dorëheqjen. Alibeaj e pranoi se nuk u largua nga PD. Ai thotë që do duhet të kishin reaguar që atëherë. Për Alibeajn ky 14 maj për të do jetë një sfidë për mbrojtjen e së djathtës në Shqipëri.  

Berisha kur tha në 2013 do iki, do duhet realisht të ikte, sepse kështu bën një njeri burrë shteti. Reagimi do duhet të ishte më i fortë dhe intesiv. Nëse u prezantuan më këto zgjedhje me këto këshilla bashkiak dhe me këta përfaqësues, fajtor është Sali Berisha, ai që i pati mundësitë të mos ua shkaktonte këtë demokratëve, përkundrazi. Sot në këto zgjedhje për PD, është që ajo të ekzistojë si një koncept, jemi në anën e drejtë të historisë, fakti i mbajtjes së marrëdhënieve me SHBA, krijimi i një partie të djathtë. Dua të marr ato vota që janë të djathta. Kemi kaluar momentin më të keq, nuk ka më vend për berishizmin dhe ka nevojë që ky vakum i madh përfaqësimi i së djathtës. 50% e shqiptarëve nuk duan as Ramën, as Berishën e as Metën, kjo është sfida jonë. Në 2025 e kemi të rëndësishëm që të jemi një fajtor i rëndësishëm, konkurrues.  3 janë synimet deri tani, e para është ruajtja e PD, është një darë mes të shkuarës dhe së ardhmes, për të ruajtur të djathtën, 33 vite në pushtet politik janë shumë për këdo. Janë bashkë se ngjajnë, janë produkt i këtij tranzicioni shqiptar shumë i stërzgjatur. Nëse ka një nevojë, një interes dhe domosdoshmëri të ruajtjes së PD, të së djathtës dhe së ardhmes është ndarja nga berizhimi”, tha Alibeaj.  

Fakti që Gazment Bardhi po bën fushatë për kandidat të “Koalicionit Bashkë Fitojmë”, siç ishte rasti i Vaut të Dejës, Alibeaj nuk e konsideron si “dramatike”, por thekson se ky është një tregues se si paraqitet gjendja reale në Partinë Demorkatike.  

Nuk shoh asgjë dramatike, janë në fushatë. Kjo e bën reale faktin se ku ndodhet PD, nuk e fsheh, kjo është e vërteta, besoj që ajo që është e rëndësishme, përtej rezultatit, PD është e pozicionuar, raporti i saj me SHBA ka qenë pjesë e AND marrëdhënia special, lidni PD me bekimin e SHBA që në atë kohë, ndaj të dërrmosh këtë zgjedhje do të thotë i ke dhënë fund ekzistencës, sot jemi pozicionuar qartë në mbrojtje të kësaj vlere ekzistenciale. Do shohim si do vlerësojë publiku”, tha ai.  
Në ndryshim nga Sali Berisha, Alibeaj thotë se nuk do të bashkëpunonte kurrë me Ilir Metën.  

Me ilir Metën s’jam mik. Për ata Non Grata në konceptin, nga ata të cilët janë kundër marrëdhënieve të shqiptarëve me SHAB, që nuk e shohin korrupsionin si një ndër probemet kryesore, është nevojë ulëritëse e shoqërisë shqiptare, nga të gjithë ata bartës të këtyre simptomave, sa më përket mua, kurrë”, tha Alibeaj .  

Fakti që në diskursin politik të Edi Ramës është vetëm Sali Berisha dhe Ilir Meta e jo opozita e vërtetë, për Alibeajn ka një arsye. Ai tha se Rama është i vetëdijshëm që përballë tyre e ka të sigurt fitoren. 

Ka kuptuar këtë gjë, biznesin e ka futur në xhep, median e ka future në xhep, tani po përcakton dhe opozitën. Edi që me Berishën dhe Metën e ka të fituar gjithmonë”, tha Alibeaj.

Ai sqaroi se në këtë fushatë nuk ka mbajtur një qëndrim me qëllim për të dëmtuar palën tjetër të PD-së, ndryshim nga Berisha, madje tregon se gati i janë përgjëruar për bashkim, ftesë kjo që i është refuzuar. Megjithatë, kjo ftesë për bashkim, Alibeaj tha se nuk i është drejtuar kurrë “shtetasit Sali Berisha”.  

enkelejd alibeaj

Lini një Përgjigje