TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Maj 2023, 22:41

Shtohen thirrjet për largimin e Bardhit dhe Tabakut, Haklaj: Të shkarkohen urgjentisht, duan ta dorëzojnë PD-në te Berisha

Shkruar nga Pamfleti

Shtohen thirrjet për largimin e Bardhit dhe Tabakut, Haklaj: Të

Pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt nga drejtimi i PD, ish-deputeti i PD-së, Azgan Haklaj, kërkon mbledhjen e menjëhershme të Këshillit Kombëtar të PD-së për të larguar nga detyra Gazmend Bardhin dhe Jorida Tabakun.

Sipas tij, ata do t’i dorëzojnë PD-në Sali Berishës dhe bën thirrje që demokratët të jenë misionarë për shpëtimin e PDSH-së euroatlantike, demokracisë dhe pluralizmit politik. Deklarata e tij vjen pas asaj të Jonila Godoles, e cila po ashtu i akuzoi se braktisën fushatën.

Postimi i Azgan Haklajt

Thirrje: Këshilli Kombëtar i PDSH-së të mblidhet me urgjencë dhe të shkarkoj nga të gjitha funksionet kuislingët Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku, kryet e këshillit të regjencës që duan të ia dorëzojnë PDSH-në non gratës Sali Berisha.

Demokratë të Shqipërisë:

Është momenti historik shpëtimi i PDSH-së.

Pasi i rezistuam sulmit barbar të 8 janarit të vitit 2022, vendimeve ekstraligjore të kamikazit berishist Agron Zhukrit, të përpjekjeve të stërmundishme të jeniçerit Celibashi për ta penguar regjistrimin në zgjedhjet e 14 majit, menjëherë pas dështimit spektakolar të binomit Berisha dhe Metaj me votë referendare mendjet diabolike të trekëndëshit të Bermudës kanë hartuar planin ogurzi të diversantëve Bardhi-Tabaku për ta rrëmbyer PDSH-në dhe opozitarizmin.

Sot demokratët duhet të jenë misionarë për shpëtimin e PDSH-së euroatlantike, demokracisë dhe pluralizmit politik.

 

haklaj bardhi tabaku

Lini një Përgjigje