TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Gusht 2023, 21:05

“Është i burgosur politik”,  Meta mbështetje të “thekur” Belerit, thirrje Athinës të shtojë ndërhyrjet  në çështjet e brendshme

Shkruar nga Pamfleti

“Është i burgosur politik”,  Meta mbështetje

Ilir Meta vijon të mbështesë Fredi Belerin dhe presionet e Athinës për lirimin e tij nga burgu.

Në një intervistë, Meta është shprehur se skandalet po mbivendosen njëri mbi tjetrin dhe qeveria mbijeton sepse kemi të bëjmë me kapjen e plotë të shtetit të realizuar prej një kohe të gjatë. Ai u shpreh se Beleri u rrëmbye nga polici, teksa foli me gjuhën e Greqisë sa i takon tjetërsimit të pronave në Himarë.

Është e qartë se Beleri është një i burgosur politik i Edi Ramës. Të gjithë i mbajnë mend kërcënimet publike të Edi Ramës ndaj Belerit para zgjedhjeve. I mbajnë mend të gjithë thirrjet për persekutimin e tij. Ai u rrëmbye nga policia e shtetit vetëm 48 orë para se qytetarët e Himarës të shkonin në kutitë e votimit me shpresën se ata do frikësoheshin dhe ai do të humbiste. Por ai fitoi edhe për shkak të revoltës së qytetarëve jo vetëm ndaj këtij a akti të qeverisë dhe kryeministrit, për të penguar zotin Beleri për tu zgjedhur në mënyrë demokratike, por thelbi i reagimit ishte pakënaqësia e banorëve të Himarës siç është tjetërsimi i pronave të tyre nga një grup klientelist i lidhur me kryeministrin”, tha ai.

Meta arriti deri aty, sa kërkoi nga Greqi që të mos fokusohet vetëm te Beleri, por të jetë më e vëmendshme dhe të ndërhyjë në punët tona dhe për çështje të tjera.

Greqia duhet të jetë më e vëmendshme për instalimin e shtetit ligjor në Shqipëri dhe të mos e shohë këtë vetëm si cënim të të drejtave të një përfaqësuesi që pretendon se kjo çështje është imponuar për shkak të rrethanave politike apo pretendimit të tij për origjinën. Por absolutisht të të drejtave të çdo qytetari në Shqipëri, pavarësisht nga përkatësia etnike”, tha ai.  

Lini një Përgjigje