
Ilir Meta ka pranuar pushimet në Greqi. Ndonëse ish-çifti presidencial u munduan ta mbanin të fshehtë dhe tentuan të tregonin se ishin me pushime në Sarandë, në fakt ata ishin në Greqi.
Pasi gazetari Adriatik Doçi publikoi foton e Kryemadhit në Kakavijë, kjo e fundit doli e tha se ishin në Janinë.
Sot u pyet Meta në një televizion mbi pushimet e tyre dhe ai e pranoi se ishin në Greqi, por ju hakërrye gazetarëve, të cilët kanë bërë punën e tyre: të tregojnë se si politika shijon milionat në ishuj apo resorte luksoze.
“E kam të vështirë të ja komente për artikuj tërësisht jashtë çdo logjike dhe çdo lloj profesionalizmi. Publiku është mësuar me shpifjet e vazhdueshme të mediave të kontrolluar nga Rama dhe sponsorizuar nga paratë e inceneratorëve. Zonja Kryemadhi ka dhënë një përgjigje tepër transparente. Ekziston një e vërtetë për pushimet në Greqi se rrugës për në Saranda kemi qenë ndonjë natë në Janinë. Sa i takon ishullit përrallor ishte hera e parë që e dëgjonim një ishull të tillë. Qytetarët janë mësuar tani me shpifjet e qëllimshme që synojnë shmangien përgjegjësisë së Ramës për aferat e jashtëzakonshme”, tha Meta.
Lini një Përgjigje