
Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në zyrë të ngarkuarin me Punë të SHBA, David Wisner. Ky i fundit do të drejtojë ambasadën derisa të emërohet pasuesi i Yuri Kim.
Ajo që ra në sy në fotot e publikuara nga ambasada, është se në zyrën e kryeministrit shfaqet një shalqi i lënë në dysheme. Si duket kryeministri e ka pritur me shalqi të dërguarin e SHBA.
“I Ngarkuari me Punë David Wisner u takua sot me Kryeministrin Edi Rama për të pohuar sërish lidhjen e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Ata diskutuan partneritetin e ngushtë të vendeve tona në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht për Ukrainën, si dhe rëndësinë e mbështetjes së rinisë shqiptare. Wisner falënderoi gjithashtu kryeministrin për mikpritjen e jashtëzakonshme që Shqipëria ka treguar ndaj afganëve”, njoftoi ambasada.

Lini një Përgjigje