TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Tetor 2024, 07:55

Shqipëria hapi negociatat për grup-kapitullin e parë me BE, Tabaku: Procesi nisi vetëm prej Putinit

Shkruar nga Pamfleti
Shqipëria hapi negociatat për grup-kapitullin e parë me BE,
Jorida Tabaku

Kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane Jorida Tabaku në një intervistë për “Opinion” ka komentuar hapjen e negociatave për 5 grup-kapituj, moment që u cilësua historik.

Për Tabakun, kjo ditë ishte e vonuar, pasi sipas saj “kemi qëndruar 11 vite në paradhomë”. Nga ana tjetër, ajo theksoi se qeveria po e trajton procesin në mënyrë krejt burokratike duke mos përfshirë opozitën.

“Ne sot tha po e nisim këtë proces vetëm prej Putinit. Pra situata gjeo-strategjike është e tillë që prej sulmit në Ukrainë, u detyrua Komisioni Europian edhe ta mbyllë çik syrin ndaj këtyre kritereve. Edhe të shtyjë pak më shumë kohën për reforma te vendet e Ballkanit Perëndimor.”


Tabaku shtoi se anëtarësimi i plotë i Shqipërisë në Bashkimin Evropian kërkon kohë.

“Sot ishte vetëm nisja e një procesi, por unë e shoh fizikisht të pamundur sepse do hapen 7 grup-kapituj përveç këtij të parit sot. 7 grupe negociuese, 7 deklarata hapëse. Pastaj secili prej tyre ka në total 35 kapituj dhe të gjitha këto kërkojnë kohë fizike për të ndodhur. Por nga ana tjetër askush nuk i hap e nuk i mbyll vetëm pse ekziston dëshira e mirë për këtë proces. Duhen reforma që prekin qytetarët të cilat fatkeqësisht nuk janë bërë në këto vite.”

jorida tabaku shqipëria në be

Lini një Përgjigje