TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Mars 2026, 17:15

Shfaqi ambicien për Bashkinë e Tiranës, Braçe: Emri i Manastirliut ishte emergjencë, PS të veprojë sipas statutit!

Shkruar nga Pamfleti
Shfaqi ambicien për Bashkinë e Tiranës, Braçe: Emri i
Erion Braçe

Erion Braçe deklaroi se gatishmëria e tij për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës nuk lidhet me ambicie personale, por me nevojën për një proces të rregullt përzgjedhjeje. Ai theksoi se kandidati duhet të dalë përmes mekanizmave të parashikuar në statutin e partisë. 

Deputeti socialist Erion Braçe ka deklaruar se vetëofrimi për të kandiduar për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, nuk është ambicie personale.

Braçe shprehet se është koha e duhur që kandidati për Tiranën të përzgjidher sipas një procesi që e parashikon statuti i partisë.  Ai thekson se zgjedhja e Ogerta Manastirliut në shtatorin e kaluar ishte një emergjencë, ndërsa sot jo.

“S’ka lidhje me ambicie. Janë ca gjëra që kur thuhen brenda shtëpisë mbeten brenda shtëpisë. Me gjithë respektin për shoqen time, unë mendoj që PS duhet të bëjë një proces si për çdo bashki tjetër. Ishte një emergjencë në shtator, mund të ishte dhe ashtu gjëja, tani është koha e mjaftueshme që PS të bëjë një proces. Atë që parashikon statuti, siç bëhen për çdo bashki, mund të bëhen dhe për Tiranën. Rezultati në kohë dhe në çdo territor vlen vetëm për punën dhe për punët, nuk vlen për karrierën. S’ka lidhje me ambiciet personale”, tha Braçe.

Ditën e djeshme Erion Braçe ka shpallur kandidaturën e tij për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës në mbledhjen e Asamblesë së Partisë socialiste të Njësisë 5 ku ka qenë prezent i deleguari Taulant Balla dhe Fatmir Xhafaj.

Asnjë prej anëtarëve të Asamblesë së PS së Tiranës që konsiderohet edhe zemra e socialistëve për kryeqytetin, nuk ka qenë i kënaqur me mënyrën sesi janë zhvilluar deri tani politikat socialiste ne zonë. 

Braçja ka qenë ndër të fundit që ka marrë fjalën.

"Siç e kuptuat dhe vetë kjo situatë nuk mund të jetë më e tillë. Nuk gjejnë zgjidhje problemet që kanë socialistët e ka nevojë për një organizim ndryshe. Ndaj në këtë situatë unë do dal të kërkoj mbështetjen e socialistëve jo vetëm të njësisë 5, por në gjithë Tiranën dhe nëse nuk do të jem kandidat zyrtar i PS, do të shpall kandidaturën si kandidat i pavarur për kryetar bashkie në Tiranë.” tha Braçe në mbledhje.

erion braçe ps bashkia tirane

Lini një Përgjigje