TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Mars 2026, 14:20

Tabaku ironizon PS për integrimin në BE: Kushtet e negociatave i mbajnë sekret, mbledhjet i zhvillojnë live! 

Shkruar nga Pamfleti
Tabaku ironizon PS për integrimin në BE: Kushtet e negociatave i
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar me tone ironike ndaj mbledhjes së sotme të qeverisë, e cila u transmetua live dhe u fokusua në ecurinë e negociatave me Bashkimin Europian.

Në një postim në platformën X, Tabaku u shpreh se qeveria duket se ka “zbuluar” se integrimi europian nuk është një proces që mbahet në sirtar, duke shtuar me ironi se ky përfundim erdhi pasi, sipas saj, vendi ngeci në raportin e IBAR.

Ajo kritikoi faktin se, ndërsa kushtet dhe kriteret e negociatave nuk bëhen publike, qeveria zgjedh të transmetojë mbledhjet live, duke e cilësuar këtë si një formë spektakli në mungesë të standardeve reale.

“Më në fund, qeveria paska zbuluar një sekret të madh: integrimi europian nuk mbahet në sirtar. Fatkeqësisht, këtë “zbulim” e bëri pasi ngeli në provim me IBAR-in dhe si për të kompletuar “reformën e transparencës”, pas 12 vitesh kujtohen t’i bëjnë live mbledhjet e qeverisë.

Tani kemi një model të ri: Kushtet e negociatave janë sekret; Mbledhjet e qeverisë bëhen live. Pra, përmbajtja fshihet, ndërsa forma transmetohet. Një transparencë me regji: dritat ndezur për kamerat, por jo për të vërtetën.

Integrimi nuk është reality show. Nuk arrihen kushtet me live stream, por me standarde dhe kur standardet mungojnë, mbetet vetëm spektakli.”, shkruan Tabaku.

Tabaku ironizon PS për integrimin në BE: Kushtet e negociatave i

Lini një Përgjigje