TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Mars 2026, 12:37

Berisha akuza Ramës: Mbylli rrugën drejt BE për të shmangur përgjegjësinë

Shkruar nga Pamfleti

Berisha akuza Ramës: Mbylli rrugën drejt BE për të shmangur

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama gjatë një deklarate për mediat, duke e akuzuar si përgjegjës kryesor për situatën e krijuar në vend dhe për bllokimin e procesit të integrimit europian.

Sipas Berishës, anëtarësimi në Bashkimin Europian është një aspiratë historike e shqiptarëve dhe një investim i gjatë, si nga qytetarët ashtu edhe nga vetë BE-ja, e cila sipas tij ka kontribuar me miliarda euro në transformimin e vendit.

Ai deklaroi se ishte Rama ai që, sipas tij, ka mbyllur rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, duke përdorur një çështje që lidhet me abuzime financiare, të cilën e konsideroi si përgjegjësi të drejtpërdrejtë të kryeministrit.

Berisha pretendoi se janë shpërdoruar miliarda euro investime dhe vuri në pikëpyetje realizimin e projekteve infrastrukturore, duke theksuar se një pjesë e tyre, sipas tij, kanë rezultuar të dështuara.

Ai iu referua gjithashtu një raporti të Komisionit Europian të tetorit 2025, ku sipas tij ngrihen shqetësime për rritjen e presionit politik ndaj sistemit të drejtësisë, mungesën e progresit në luftën kundër korrupsionit dhe problemet me lirinë e mediave në Shqipëri.

“Shqipëria në Europë është ëndrra shekullore e shqiptarëve, investimi i tyre 32-vjeccar, por Shqipëria në Europë është gjithashtu investimi i BE, KE vendeve anëtare miliarda euro me të cilat ky vend është transformuar, po të kemi parasysh gjendjen ku ishte, sa asnjë vend tjetër.
Rama i mbylli dyert së bashku me Lubi Ballukun. Lubia ka përgjegjësi të mëdha për vjedhjet e bëra, për shpërdorim dhe vjedhjen e mld eurove, ka disponuar 12 mld euro investime dhe tani sipas vetë Ramës, janë ndërtuar thotë ai, që s’janë kurrë, 1 mijë km rrugë, të cilat u shembën si rrugë kashtë njëra pas tjetrës në këtë pranverë.

Në raportin në tetor të 2025, KE a ngritur si çështje themelore për Shqipërinë rritjen e presionit politik ndaj gjyqësorit, luftën e dobët kundër korrupsionin dhe problemet madhore me lirinë e mediave”, tha ai.

Lini një Përgjigje