TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Mars 2026, 12:47

Integrimi në BE, Rama: Siguria ushqimore, sfida e sfidave për Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti
Integrimi në BE, Rama: Siguria ushqimore, sfida e sfidave për
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama teksa ka komentuar ditën e sotme procesin e integrimit europian për Shqipërinë, tha theksuar se forcimi i institucioneve dhe lufta kundër korrupsionit janë sfida madhore.

Kreu i qeverisë e konsideroi si "sfidën e sfidave" sigurinë ushqimore dhe sigurinë e konsumatorit në tërësi.

“Ajo që vlen më shumë se të gjitha besoj unë në këtë proces, përtej realizimit të një reforme dhe miratimit të reformës në Bruksel, është që ky proces rrit në mënyrë thelbësore kapacitetet institucionale të vendit.

Procesi ka një dobi të jashtëzakonshme dhe është i pazëvendësueshëm. Sepse herë tendenca e përgjithshme është që të shihet anëtarësimi në mënyrë të sipërfaqshme, dhe të mos kuptohet se ky proces historik sepse transformon shtetin shqiptar dhe u jep institucioneve një kapacitet që s’e kanë pasur kurrë.

Ky proces siguron luftën kundër korrupsionit, jo thjesht një luftë që zhvillohet mes institucionit të drejtësisë dhe fenomenit, por si një luftë që zhvillohet edhe në frontin e modernizimit, transformimit institucional, dhe të realizimit të një kapaciteti të gjithë shtetit për ta parandaluar korrupsionin. Për të parandaluar veprimtari që zhvillohen në hapësira gri, apo në mungesë të kanaleve të duhura institucionale.”, tha Rama. 

kryeministri edi rama integrimi në be siguria ushqimore

Lini një Përgjigje