TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Mars 2026, 14:48

Berisha akuza anëtarëve të PD: Ka tradhtarë që bashkëpunojnë me PS!

Shkruar nga Pamfleti
Berisha akuza anëtarëve të PD: Ka tradhtarë që
Sali Berisha

Sali Berisha foli hapur për përçarjet brenda Partisë Demokratike gjatë një mbledhjeje me drejtuesit dhe koordinatorët politikë. Ai akuzoi disa anëtarë se kanë bashkëpunuar me PS dhe se kanë tradhtuar partinë.

"Mos të mendojë askush se duke i shërbyer socialistëve do të jetë pjesë e jona. Ka njerëz që shiten dhe bëjnë pazare, por demokratët janë më të fortë", u shpreh Berisha.  

Sipas tij, një ish-anëtare ka bërë fushatë për kandidatin e Tom Doshit dhe më pas është ankuar pse u hoq nga lista. Ai përmendi edhe një tjetër rast, ku një përfaqësues ka votuar për buxhetin e kryebashkiakes Emiriana Sako. Për këto raste, Berisha tha se këta persona nuk kanë vend në PD. 

Ai deklaroi se kush punon për socialistët nuk mund të jetë pjesë e partisë. Sipas tij, ka njerëz që “shiten dhe bëjnë pazare”, por theksoi se demokratët janë më të fortë se këto raste.

Në mbledhje, Berisha kërkoi më shumë kontroll në organizimin e partisë. Ai u ndal te shpërndarja e dokumenteve dhe kërkoi që anëtarësia të pajiset rregullisht me to.

Sa i përket aksionit politik, Berisha tha se opozita ka vetëm një rrugë për t’u dëgjuar: protestën dhe revoltën. 

“Në mbledhjen paraprake diskutuam me ju për shpërndarjen e dokumenteve. Duhet të kontrolloni këtë proces, në mënyrë që anëtarësia të pajiset me dokumente. Opozita duhet të bëjë gjithçka që të dëgjohet. Ne për t’u dëgjuar para qytetarëve dhe ndërkombëtarëve, kemi vetëm një rrugë, protestën dhe revoltën. Protestat, revoltat, kanë patur efekte pozitive. Edi Rama mori vendimet e veta me të cilat ai sfidoi shqiptarët, i poshtëroi ata. Arrihet në nivele të larta, të vihet në dyshim vullneti ynë, ndjeshmëria ndaj korrupsionit. Shkohet deri aty sa ta paraqesin si kulturë të shqiptarit. Pse? Pasi Edi Rama nuk i heq imunitetin Belinda Ballukut. Duhet të dëgjohemi fortë, të vazhdojmë betejën tonë, gjer në realizimin e misionit që kemi. Anëtarësimet duhet të jenë motoja e këtij procesi. Mirëpresim çdo vlerë, të gjithë qytetarët që nuk pajtohen me këtë situatë. Asnjë ndikim, përveçse pozitiv, kanë momentet e largimit të atyre që në fushatë elektorale kanë tradhtuar idealet e demokratëve dhe kanë punuar për mazhorancën e krimit. Mos të mendojë njeri se në shërbim të socialistëve do të ndodhet në gjirin tonë, jo!

Zonja që deri dje ishte e nderuar, bën fushatë për kandidatin e Tom Doshit, pastaj ankohet para mediave se; më hoqën nga lista! Jo zonjë ike vetë. Apo tjetri që votoi për buxhetin e Sakos dhe pastaj bërtet; më ndëshkuan se prita atë apo atë. Nuk impresionohemi ne. Ka një grup njerëzisht që shkelen, blihen dhe bëjnë pazare, por demokratët janë më të fuqishëm. Nëse para ca kohësh kishim problematika, sot jemi në km e fundit. Asnjë, asgjë nuk na ndal ne pa përmbushur misionin tonë”, tha Berisha.

sali berisha akuzon anetaret e pd

1 Komente

  1. F
    Flesh

    Kjo shprehje merr ngjyra specifike kur e thotë vetë kryetradhtari i PS, apo më mirë të themi varkari i drilonit, njeri pa emë në 90-tën, i fshehur nën rrogoz, por i përcaktuar papritur e pakujtuar nga çetniku me zë gruaje për të drejtuar njërën prej dy bajgave pëpëdhëiste të ndara më dysh.

    Lini një Përgjigje